Foto: Kazem Jalali

Ambasadori iranian në Rusi, Kazem Jalali, mohoi pretendimet se Mojtaba Khamenei është në Moskë për trajtim mjekësor.

"Lajmi për transferimin e Udhëheqësit Suprem në Rusi për trajtim është një luftë e re psikologjike. Udhëheqësit iranianë nuk kanë nevojë të ikin dhe të fshihen në strehimore", tha ai.

Gazeta kuvajtiane Al-Jarida raportoi dje se Khamenei u transportua fshehurazi në Moskë me një aeroplan ushtarak rus për operacion, pasi mbeti i plagosur në sulmet amerikano-izraelite më 28 shkurt.


Lajmi kryesor:

Lufta, Izraeli: Kemi vrarë shefin e Sigurisë së Iranit! Televizioni iranian publikon mesazhin: Është propagandë