TIRANË- Në kuadër të parandalimit dhe “goditjes” së paligjshmërisë, policia e Tiranës ka vënë në pranga 11 persona për vepra të ndryshme penale.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në çantën e K. B(M)., 26 vjeç u gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të vjedhura. I riu i cili fillimisht u prezantua si punonjës policie dhe refuzoi kontrollin me këtë pretendim, u vu në pranga.

29-vjeçait S.B, u vu në pranga pasi në automjetin të cilin drejtonte iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike.

Policia kapi E. O., 45 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Përdorimin me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Policia rrugore ka arrestuar O. Xh., 30 vjeç, D. Ç., 33 vjeç, G. Ç., 53 vjeç, R. O., 26 vjeç, E. D., 44 vjeç, P. K., 50 vjeç, A. I., 61 vjeç dhe S. K., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.