Një jaht me turistë austriakë ka pësuar difekt në detin e Durrësit, ku si pasojë nuk mundet të lëvizë. Nga ky mjet lundrues është dhënë sinjali SOS në Kapitenarinë e Durrësit. Brenda jahtit ndodhen 3 turistë austriak ndërsa raportohet se mjeti ndodhet 3 milje larg bregut. Personat në fjalë kanë kërkuar ndihmë nga ku kanë raportuar se motori i Jahtit ka pësuar avari dhe është fikur.
Gazetari i Report TV, Artur Korriku raporton se për ti ardhur në ndihmë jahtit të ngecur në det, janë nisur Rojet Bregdetare nga Plepat në bregdetin e Durrësit, si dhe Policia Kufitare. Jahtit i është prishur motori ndërsa dyshohet se shkak i avarisë të ketë qënë moti i keq dhe dallgët. Për shkak të erës dhe dallgëve Jahti është zhvendosur drejt Porto Romanos, ndërsa me mbërritjen e ndihmës pritet që të tërhiqet drejt bregut.
Mjeti lundrues në fjalë rezulton që është i regjistruar në Holandë, por flamuri identifikues në të është austriak.Ndërkohë problemi përfundimtarë që ka sjellë fikjen e motorit pritet të zbardhet ditën e nesërme pas hapjes dhe kqyrjes së pjesëve motorike.
Në lidhje me këtë operacion shpëtimi ka reaguar edhe Drejtoria e Përgjithshme Detare:
"Kapiteneria e Portit Durres, Policia Kufitare, Roje Bregdetare po zhvillojne nje operacion shpetimi per te shpetuar Jahtin FRANCY me tre austriake ne bord qe ka pesuar difekt ne moterr. Vete kapiteni i portit Taulant Allka eshte ne bordin e anijes Joni dhe po i afrohen jahtit qe era dhe koha e keqe po e shtyn drejt detit te hapur.Roja bregdetare sapo mberriti dhe jahti do rimorkiohet drejt portit te Durresi. Kjo eshte Administrata Detare qe duam."
Komento