Aktivistja më e zjarrtë e LGBTI, Xheni Karaj e ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në një rrëfim ndryshe zbuloi pasionet e saj në jetë si po përballet me paragjykimet në shoqëri. Sipas Xhenit kurajo është pjesa e karakterit të saj, e cila ka bërë të eci para dhe të mos mbyllet siç thotë ajo në “dollap”.
/Shqiptarja.com
Një foto e cila ka bërë xhiron në mediat sociale është ajo e Xhenit që puth një djalë. Ajo shpjegon të vërtetën e fotos.
“Ky është shoku im i ngushtë gay. Ishte një festë lamtumire e tij nga komuniteti i LGBTI”, thotë Xheni.
Aludimit të mediave disa kohë më parë se Xheni është lidhur me një djalë duke vënë në dyshim orientimin e saj seksual, Xheni e shpjegoi se ishte një foto e çastit dhe nuk kishte asnjë domethënie tjetër.
Edhe pse nuk rrëfeu asgjë për partneren e saj, Xheni tha se kishte kimi në dashurinë e saj. Madje, ajo tha se ka dëshirë të ketë fëmijë një ditë.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO









