U qëllua 7 herë teksa vraponte, detaje të reja nga vrasja e komandantit rus

U qëllua 7 herë teksa vraponte, detaje të reja nga vrasja e komandantit rus

Stanislav Rzhitsky, një ish-kapiten rus i nëndetëseve, i cili u qëllua 7 herë teksa vraponte në park duke pësuar vdekjen e menjëhershme në qytetin rus të Krasnodar të hënën, i cili mund të jetë gjurmuar nga një vrasës duke përdorur profilin e tij publik në aplikacionin e fitnesit Strava.

Rzhitsky u qëllua 7 herë nga një sulmues i paidentifikuar, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, e cila e përshkroi atë si "një kapiten i rangut të dytë dhe komandant i nëndetëses Krasnodar".

Një media ruse, Tsargrad, tha se sulmuesi "e kishte planifikuar vrasjen me aq kujdes sa momenti i sulmit nuk u shfaq në asnjë kamera CCTV".

"Vrasësi priste në park pranë kompleksit sportiv "Olympus", ku Rzhitsky bënte rregullisht vrapime në mëngjes. Ai ka vdekur në vend, ndërsa vrasësi është arratisur”, deklaroi një media ruse.

Në mënyrë të pazakontë, vdekja e Rzhitsky u njoftua gjithashtu nga GUR, shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, i cili e përshkroi nëndetësen Krasnodar si të përfshirë në sulmet me raketa Kalibr.

“Ai ishte duke vrapuar në parkun "30-vjetori i fitores" në Krasnodar. Rreth orës 06:00, ai është qëlluar shtatë herë me pistoletë të tipit Makarov. Si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri, Rzhitsky vdiq në vend. Për shkak të shiut të dendur, parku ishte bosh, kështu që nuk kishte dëshmitarë që mund të jepnin detaje ose të identifikonin sulmuesin”, thuhet në deklaratën e GUR.

Rzhitsky komandonte një nga nëndetëset ruse të klasit Kilo të flotës së Detit të Zi, të aftë për të gjuajtur raketa lundrimi Kalibr, sipas deklaratës ukrainase dhe raporteve të lajmeve ruse.

Krasnodar është një nëndetëse sulmuese ruse e cila është e aftë për të gjuajtur raketat e lundrimit të tipit Kalibr që forcat e armatosura ruse kanë përdorur kundër civilëve dhe infrastrukturës civile gjatë luftës në Ukrainë.

Familja e Rzhitsky tha se ai "nuk mori pjesë në luftën kundër Ukrainës” dhe se ai kishte kërkuar të largohej nga forcat e armatosura ruse në vitin 2021, sipas medias ruse Baza. Ndërsa në vitin 2022 komandanti u shkarkua përfundimisht dhe më pas u punësua në një tjetër pozicion pune në administratën e Krasnodar.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor