U qëllua me 97 plumba, Gazetari flet për ekzekutimin e mafiozit në Greqi: Vrasësit me pagesë mendohet se janë nga Ballkani

Gazetari Edmond Guri në një raportim për emisonin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, në Report Tv, ka folur rreth ekzekutimit të mafiozit grek, Vangjelis Zabunis, e cila ndodhi në qendër të Athinës.

Guri tha se atë kanë dashur ta eliminojnë shumë herë, por nuk i'a kanë dalur dot mbanë. Ai u shpreh se herën e fundit mafiozi kishte shpëtuar për mrekulli pasi arma e autorit nuk kishte shkrepur, por mesa duket këtë rradhë ai nuk i shpëtoi atentatit.

Ai tha se sipas "specialistëve kriminalistike kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë të cilët dyshohen se janë me origjinë nga Ballkani, posaçërisht për të kryer këtë vrasje dhe frika është se ata janë larguar, tentojnë ose kanë tentuar të largohen menjëherë nga Greqia, edhe pse lë të kuptohet se mund të jenë me origjinë shqiptare, e cila nuk është konfirmuar ende".

“Ekzekutimi ishte në mënyrë mafioze dhe me vendosmërinë e autorëve të cilët kanë derdhur 97 plumba rreth viktimës, i cili i përket mafias, një numër shumë të madh mafiozësh që veprojnë në kundërshtim me ligjin në Greqi, shantazhojnë apo merren me lëndë narkotike. Siç thonë autoritetet kemi të bëjmë me disa raste të tij për ta eliminuar, por nuk ka qenë e mundur. Herën e fundit u duk si një shenjë nga të tjerët ku arma nuk shkrepi dhe ai i shpëtoi ekzekutimit, por kësaj here nuk ndodhi kështu. Ishte një operacion i mirëmenduar, mirëorganizuar dhe mafioz ku dy autorët kanë derdhur 97 plumba mbi autorin dhe madje janë siguruar duke hapur derën dhe kanë qëlluar përsëri mbi viktimën për t’u siguruar që ai ka vdekur. Dyshimet bien mbi shqiptarët për shkak se këta të fundit kanë një dinamikë dhe prezencë shumë të fuqishme në jetën e natës në Greqi dhe kjo ka bërë që në shumë raste në grupet kriminale kanë qenë shqiptarë, ku operojnë dhe merren me aktivitete të paligjshme”, tha Guri.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë