Taulant Balla ka ndarë në rrjetet sociale një foto të policit të lënduar nga një gur që u qëllua prej protestuesve para parlamentit. Guri e kapi në kokë policin dhe nga fotoja e shpërndarë prej kryetarit të grupit parlamentar të PS, është momenti kur ai shoqërohet nga një koleg për të marrë ndihmë, pasi është gjakosur.

“Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit”, shprehet Balla.

“Ky punonjës policie i gjakosur nga gurët dhe dhuna e këtyre mbetjeve sociale dhe politike është apeli ulëritës për çdo shqiptar t’i dënojë dhe distancohet nga dhuna. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit. Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë në marrëdhënien, sjelljen dhe respektin ndaj punonjësve të policisë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Policia ka derdhur gjak, në emër të misionit dhe betimit të saj”, shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Protesta/ Përplasje te Kuvendi, sulme me vezë ndaj deputetëve të PS! Gurë në drejtim të efektivëve, lëndohen 3 prej tyre! 8 të shoqëruar, hiqet gardhi metalik, policia hedh spray me piper