U qëllua me pistoletë elektrike nga policia, ndërron jetë kushëriri i bashkëthemeluesit të ‘Black Lives Matter’

U qëllua me pistoletë elektrike nga policia, ndërron jetë kushëriri i bashkëthemeluesit të ‘Black Lives Matter’

Momenti kur 31 vjeçari është goditur me pistoletë elektrike

Një kushëri i bashkëthemeluesit të Black Lives Matter, Patrisse Cullors, vdiq disa orë pasi u godit qëllua me elektroshok në rrugë nga policia e Los Anxhelosit. Keenan Anderson, 31 vjeç, me profesion mësues, vdiq në një spital në Santa Monica. Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit ka publikuar pamjet e kamerave të trupit të ngjarjes së ndodhur më 3 janar.

Ajo tregon zotin Anderson që lutet për ndihmë ndërsa oficerët e mbajnë të shtrirë në tokë. Mësohet se policia u vu në ndjekje të tij pas një aksidenti trafiku. Anderson ia mbathi nga vendngjarja duke u larguar me vrap. Më pas ishte përpjekur të hynte me dhunë në automjetin e një personi tjetër.

Sipas BBC, Anderson po kërkonte ndihmë gjatë momentit kur policët i janë afruar për ta arrestuar, duke pretenduar se oficerët po përpiqeshin ta vrisnin edhe pse në pamje nuk ka asnjë kërcënim të dukshëm.

Fillimisht, z. Anderson ulet sipas udhëzimeve, por ndërsa një prej policëve i është afruar, ai ngrihet dhe vrapon në rrugë duke injoruar kërkesat që ai të ndalojë.

"Ju lutem, më ndihmoni dhe ata po përpiqen të më vrasin siç bënë me George Floyd!" – mësohet të ketë thënë viktima, duke iu referuar vrasjes së një burri me ngjyrë në maj 2020 në Minneapolis.

Arma me goditjen elektroshok, fillimisht u përdor për z. Anderson për rreth 30 sekonda pasi një oficer e paralajmëroi disa herë që të ndalonte rezistencën ndaj arrestimit. Më pas ndaj tij u bënë edhe disa goditje të tjera, duke e lënë në gjendje të rëndë. Fatkeqësisht ndërroi jetë 4 orë më vonë për shkak të një arresti kardiak.

Sipas eskpertizës mjekoligjore, i ndjeri kishte konsumuar lëndë narkotike të tipit kokainë dhe kanabis para se të ndodhte ngjarja. Ndërkohë po kryehen hetimet e mëtejshme për të parë nëse ka patur shkelje nga ana e oficerëve të policisë gjatë momentit që 31 vjeçari u ndalua.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja