Ngatërresa me skedat, mbi 77mijë vota të pavlefshme, 45 mijë i takojnë PS-së, do kishte siguruar minimalisht edhe 1 mandat në Elbasan! Report Tv zbardh shifrat e 12 qarqeve

Votat e pavlefshme më 25 prill shënuan një rekord shumë negativ në këto zgjedhje që sapo lajmë pas. Kur ende mbeten rreth 230 kuti për tu numëruar shifra shumë shqetësuese ka shkuar 77.700  vota të pavlefshme.

Pjesa dërrmuese e këtyre votave të pavlefshme janë prej faktit se është votuar kandidati i subjektit politik dhe votimi i një subjekti politik tjetër në të njëjtën fletë votimi.

Report Tv ka zbardhur ekskluzivisht këto shifrat të ndara në të 12 qarqet e vendit, dhe fenomeni është i shtrirë në të gjithë vendin.

Report Tv ka mësuar gjithashtu nga këto 79 mijë vota të pavlefshme, më shumë se 45 mijë prej tyre janë të partisë Socialiste. Pra në këto 45 mijë vota të pavlefshme është votuar PS dhe një kandidat nga partitë e tjera. Pra Partia Socialiste do të kishte në rang kombëtar 45 mijë vota më shumë nëse fleta e votimit do të kish qenë më pak e komplikuar për zgjedhësit.

Partia Socialiste është shumë e penalizuar edhe në drejtim të mandateve. Në Elbasan PS humbi mandatin e 9 për 82 vota ndërkohë që në këtë qark rreth 6000 vota të pavlefshme janë vetëm të PS-së, nga 9758 gjithsej. Pra, mandati i nëntë as nuk do të diskutohej fare. Edhe në Durrës ku PS është duke e mbajtur mandatin e 8 me një përqindje të vogël do të ishte i padiskutueshëm nëse këto vota të pavlefshme nuk do të ishin.

Një fenomen i tillë shqetësues që çdo dëm vullnetin e dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë vjen pas një debati shumë të madh që pati para zgjedhjeve për mënyrën e konfigurimit të fletës së votimit, me këtë çështje e cila shkoi deri në Kolegj Zgjedhor. Dhe ironia është që ishte vetë PS që e kërkoi me numra dhe jo me emra fletën e votimit. Një çështje që sigurisht parë edhe këto shifra do të vijojë të jetë objekt diskutimesh dhe debatesh.

Votat e pavlefshme në qarqe deri më tani:

Në Berat 5245, në Dibër 4641, në Durrës 6858, në Elbasan 9758, në Fier 9320, në Gjirokastër 2332, në Korçë 7370, në Kukës 2188, në Lezhë 4946, në Shkodër 6101, në Tiranë 14275, në Vlorë 4731

Shifrat e votave te pavlefshme te 12 qarqeve sipas Report Tv
 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber: 27/04/2021 16:36

    Censusi i inteligjences .Interesante .Fleta e votimit nuk kishte asnje lloj veshtiresie .Po ne rast se je analfabet funkdional atehere shum mir ka rezultuar vote e njerezve me te mencur .

    Përgjigju
    • Arditi: 27/04/2021 16:46

      O arber nuk jane te gjithe shqiptaret kandiate per harvard si ti

  • Une: 27/04/2021 16:12

    Po ça prisnit ju. E keni be fleten e votimit ti si aplikim per kredi banke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kristjan Asllani i katërti, kush janë tre shqiptarët e tjerë që kanë fituar Serie A

Kristjan Asllani i katërti, kush janë tre shqiptarët e tjerë që kanë fituar Serie A