Emriana Muka është pronarja e biznesit, në drejtim të të cilit u qëllua me armë zjarri në mesnatë. Emriana Muka është pronare e një agjencie funerale në Kamëz. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Emriana Muka është e divorcuar prej rreth një viti e gjysëm. Ish-bashkëshorti i saj ka hapur përballë një agjenci funerale dhe dyshohet se objektiv ka qenë biznesi i tij, pasi ky i fundit njihet si tip problematik dhe ka para borxh.


Lajmi kryesor:

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një agjencie funerale në Kamëz! Dyshohet se autorët ngatërruan shënjestër! Pronarja: S'kam konflikte me njeri