U raportua se aksidentin e shkaktoi një efektiv, policia sqaron: Polici s’ka lidhje! 55-vjeçari me biçikletë u përplas me derën e hapur të një automjeti tjetër

U raportua se aksidentin e shkaktoi një efektiv, policia sqaron: Polici s’ka lidhje! 55-vjeçari me biçikletë u përplas me derën e hapur të një automjeti tjetër

Foto ilustruese

Policia ka sqaruar në lidhje me një aksident që u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë, në rrugën “Myslym Keta”, ku mbeti i plagosur një 55-vjeccar. Për mediat, Policia raportoi fillimisht se aksidenti ishte shkaktuar nga një efektiv policie me inicialet P.N, pjesë e grupit të kontrollit të territorit, por me një tjetër komunikatë, njofton se dinamika e aksidentit ka qenë tjetër.

Sipas policisë, nga pamjet filmike rezulton se 55-vjeccari me inicialet A. G., u përplas me derën e një automjeti të ndaluar, që u hap nga drejtuesi me inicialet Xh. K., 36 vjeç

“Sqarojmë se mjeti i policisë nuk ka patur kontakt me të aksidentuarin”, thotë Policia.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Xh. K., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike që tregojnë dinamikën e aksidentit.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.


Lajmi kryesor:

Aksidenti në Tiranë ku u plagos një 55-vjeçar, Policia sqaron: U përplas me derën e hapur të një makine! S’ka lidhje polici


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë