LEZHË – Një ngjarje e raportuar thjesht si aksident mbrëmjen e së premtes (24 mars), ishte në fakt sherr mes të rinjve që përfundoi në kërcënime me armë zjarri. Për pasojë është arrestuar një 20 vjeçar Anteo Fizi dhe janë shpallur në kërkim 2 shokët e tij, Kristjan Gjergji dhe David Doda bashkë me 23-vjeçarin Ednant Lulaj që u kërcënua.
Mbrëmjen e së premtes, poshtë mbikalimit të Ishull lezhës, Anteno Fizi që shoqërohej nga 2 shokët kërcënoi Ednant Lulajn. Pasi 3 djemtë e këcënuan me armë zjarri, u larguan me shpejtësi dhe u përplasën me një tjetër makinë me drejtues shtetasin M. K.
Policia njofton se ky rast është trajtuar fillimisht si aksident rrugor, por si rezultat i informacioneve të grumbulluara në vendngjarje, janë thelluar hetimet dhe si rezultat i tyre, është zbardhur dinamika.
Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin Anteo Fizi, 20 vjeç, banues në Lezhë, si dhe shpallën në kërkim Kristjan Gjergji, 24 vjeç, banues në Rrilë dhe David Doda, 23 vjeç, banues në Barbullojë.
Gjithashtu, për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi Ednant Lulaj, 23 vjeç, banues në Tale, i cili nuk ka kallëzuar se është kanosur me armë zjarri, nga 3 shtetasit e lartpërmendur.
Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.1%
-
Jo
52.7%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 1995
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksidenti i djeshëm në Ishull-Lezhë, arrestohet në spital një nga shoferët e plagosur! Ishte dhe i dehur në timon (EMRI)
25 Nëntor, 17:40
-
Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)
25 Nëntor, 17:32
-
Lezhë, ekspozohet në muzeun etnografik flamuri 85-vjeçar, dhuratë nga familja e gjeneralit italian
25 Nëntor, 17:00
-
Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)
25 Nëntor, 14:47
-
Shoqatat e ish-të Përndjekurve takim në Shkodër: 'Të nisin kërkimet për të zhdukurit e Komunizmit!' Imzot Massafra: Shteti të përshpejtojë procesin
25 Nëntor, 14:31
-
Pamje me dron/ Në pritje të gjykatës, Italia mban hapur kampin e Gjadrit! Largohet një numër i vogël punonjësish
25 Nëntor, 13:27
-
Media italiane: Plani B i Melonit për qendrën e emigrantëve në Gjadër
25 Nëntor, 11:33
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet, Bashkia kërkon restaurim nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë
24 Nëntor, 18:30
-
Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital
24 Nëntor, 16:34
-
Reduktohet personeli Italian në qendrat e emigrantëve në Lezhë, fillojnë rikthimet në Itali
23 Nëntor, 09:58
-
E rëndë në Kurbin/ 61-vjeçari bie në makinerinë e përpunimit të inerteve, humb jetën te Trauma! Ishte i pastrehë, tërmeti i shembi shtëpinë
23 Nëntor, 09:34