Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, njoftoi një ditë më parë se nuk e pranoi ftesën e udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim konsultativ, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës.

Në lidhje me këtë çështje, anallisti Valon Arifi përmes një lidhje të drejtpërdrejtë tha ‘Sot Live në Shqipëri se ka ndikuar sjellja arrogante e Kurtit, ndërsa theksoi se kur mund të shkojë vendi drejt zgjedhjeve të reja.

“Që nga dje dihet që VV nuk ka arritur numrat për forminin e qeverisë së re, për shkak se komunitetet jo serbe kanë njerrë kushtet e tyre veçanërisht ajo serbe. Pa një parti politike opozitare, Lëvizja Vetvendosje nuk mund të qeverisë e vetme. Siç tha edhe zonja Haxhiu duket se VV nuk e formon dot qeverinë e re. Lëvizja Vetvendosje nuk mund të qeverisë e vetme, sipas ligjit do t’i takojë partisë së dytë në një afat kohor të caktuar. Sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës vetëm kryetari i Kuvendit i takon partisë së parë. Nëse VV nuk arrin të formojë qeverinë e re i delegohet partisë së dytë më të . Nëse kjo e dyta nuk e formon qeverinë atëherë shkojmë në zgjedhje të parakoshme”, tha Valon Arifi.

Teksa u pyet nga gazetari Nertil Agalliu se çfarë ndodh në rast se Kurti nuk propozon një emër për kryetarin e Kuvendit Arifi tha se një gjë e tillë është kundër me ligjet në Kosovë.

“Një gjë të tillë është antikushtuese. Nuk besoj se do të ndodhë mospropozimi i një emri. Partitë politike do ti drejtohen kushtetutës dhe ajo do të vendos. Një ngërç politik si ky është i papranueshëm në Kosovë”, shtoi ai.

Pyetjes nëse Bedri Hamza nis negociatat, PDK, LDK, Nisma apo AAK e Haradinaj nund të arrijnë në 61 vota, analisti u përgjigj se është një qeveri e brishtë që mund të bjerë kurdo.

"Ata mund të arrijnë 61 vota, por është një qeveri e brishtë mund të bjerë kurdo. Nëse nuk bashkohen 2 parti të mëdha politike është e pashmngshme që të mos përfshihet Lista serbe”, theksoi ai.

Në fund Arifi nënvizoi se një takim me Kurtin e kanë refuzuar thuajse të gjitha partitë, madje publikisht.

“Gjithë fushata arrogante e Kurtit gjatë fushatës, pas saj dhe sjellja e tij gjatë këtyre katër viteve u pa edhe dje ku Lidhja Demokratike e Kosovës kanë refuzuar çdo takim me Kurtin. Ka mbetur vetëm Partia Demokratike e Kosovës nëse do të shkojë në takim apo jo. Partitë e tjera e kanë refuzuar publikisht. Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar dje se janë gati të shkojnë në zgjedhje. Mendoj se janë deklarata politike dhe në një farë mënyre propagandë, sepse nuk mendoj se LDK apo partitë e tjera të opozitës do të tolerojnë zgjedhje gjatë këtyre muajve. Kemi zgjedhjet në tetor, dhe Kosova nuk mund të rri pa qeveri deri në tetor apo siç është tani" përfundoi ai teksa shtoi seLDK një ftese të partisë demokratike të Kosovës do ta pranojë pavarësisht se kjo qeveri e ardhshme si do që të jetë është afatshkurtër, thuajse 10 mujore deri në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen pranverën e ardhshme.