DURRES-Jo vetëm bllokime, por Hetimi Tatimor i ka hequr shiritat një hoteli te Shkëmbi i Kavajës pasi u regjistrua me NIPT. Hoteli u bllokua para një jave pasi nuk kishte licencë, ndërkohë që dje pronari ka kryer regjistrimin në QKB, ndërsa sot me praninë edhe të ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj shiriti është hequr për të rinisur punën. "Duhet të rikrijojmë një marrëdhënie të re. Një javë është një humbje. Dëmi është më i madhe se një regjistrim" tha ministrja.
Pronari u shpreh se ishte një neglizhencë cështja e regjistrimit. "Ishte një neglizhencë e jona për pjesën e NIPT-it. Hoteli ka 30 dhoma. Kemi 14 punonjës të gjithë të siguruar. I kemi rekrutuar nga zyrat e punës dhe miqve" tha pronari.
Ndërkohë që ministrja kishte edhe një paralajmërim për pronarin e hotelit. "Shpresoj që të kuptoni se nuk është e qëllimshme dhe për të bllokuar punën tuaj. Ju dje u regjistruat dhe sot u zhblloku. Shpresoj që kjo të jetë e fundit dhe të mos takohemi për kuponin tatimor" tha Denaj.
Qeveria javën e kaluar shpalli objektiv kryesor aksionin anti-informitet duke nisur nga zonat bregdetare me regjistrimin e hoteleve, por edhe kuptonin tatimor. Deri tani janë mbyllur disa subjekte, ndërsa aksioni vijon.
Komente













I ka pagu taksat tek Gjushi
PërgjigjuEdhe me hotel dhe i pa regnistruar ,Pale me taksa e detyrime.Ca jan keta keshtu xhanem.Mir tu behet ti shkohet deri ne fund.Kush esht i zoti te punoj kush sesht i zoti te bej plazh.
Përgjigju