
Një vlerësim nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste e ka konsideruar Bledi Çuçi rikonfirmimin në krye të Ministrisë së Brendshme dhe besimin e drejtimit politik të qarkut të Beratit.
Në një reagim në Facebook, Çuçi thotë se prioritet i punës në krye të Ministrisë së Brendshme mbeten Kontrolli i territorit, lufta ndaj kriminalitetit dhe ngritja e punës së Policisë së Shtetit në një tjetër nivel.
"Rikonfirmimi në postin e Ministrit të Brendshëm dhe drejtimi politik i qarkut Berat janë një tjetër vlerësim nga Kryeministri dhe Partia Socialiste, po aq sa edhe një përgjegjësi e lartë në të njëjtën kohë. Në krye të këtij institucioni kaq shumë të rëndësishëm do të vazhdoj të punoj për të çuar përpara sfidat që lidhen me garantimin e rendit, sigurisë publike, jetës e pronës së qytetarëve, si dhe me përballjen me paligjshmërinë. Kontrolli i territorit, lufta ndaj kriminalitetit dhe ngritja e punës së Policisë së Shtetit në një tjetër nivel, mbeten prioriteti ynë i përbashkët përgjatë mandatit të tretë. Mandat që është një kontratë e re besimi për të vijuar me punët e nisura, për të bërë shkëputjen e madhe të vendit dhe për ta ndërtuar këtu të ardhmen tonë. Një falenderim të veçantë sidomos për të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë dhe qytetarët në qarkun Gjirokastër, për mbështetjen që më kanë dhënë mua e Partisë Socialiste në këto vite. Faleminderit Mezi pres të punoj edhe me socialistët dhe qytetarët e Beratit, Skraparit, Poliçanit, Kuçovës e Dimalit, për të bërë po aq punë të mira si në qarkun Gjirokastër, për të shtyrë më tej investimet dhe projektet që zhvillojnë turizmin, bujqësinë dhe sektorë të tjerë të ekonomisë së këtij qarku", shkruan Çuçi.
Lajmi kryesor:
Qeveria 'Rama 3', shumë konfirmime por edhe emra të rinj, 12 gra e 5 burra! Lindita Nikolla në krye të Kuvendit! Ekipi i ri drejtues i PS, Gjiknuri i 'merr vendin' Ballës si numri 2!
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Shkurt, 09:24
Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
9.6%
-
Pak
28.7%
-
Aspak
61.7%
Vota total: 874
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar: Mbyllet në fund të vitit, do jetë më i bukuri në Europë! Ishte godinë nostalgjike dhe pa vlerë (VIDEO)
27 Shkurt, 13:18
-
GJKKO lehtësoi masat për stafin e UBT, reagon Rama: Nuk mund të merret peng jeta universitare! Luftë korrupsionit, por me standarde europiane
27 Shkurt, 13:12
-
Rama në asamblenë e PS në Njësitë nr. 3 dhe 4 në Tiranë: Shoqja jonë është 'Fitorja', atyre të tjerëve do u lëmë Noc Rrokun! Këneta nxiti protestat te ‘5 Maji’
27 Shkurt, 11:40
-
Berisha: Akti juaj i turpshëm, ta shtyjmë edhe 10 ditë afatin e regjistrimit për votën e Diasporës! Të zgjatet edhe për shqiptarët brenda, Rama ka shkallmuar
27 Shkurt, 10:49
-
Rama: Gjysma e popullsisë e vidhte energjinë elektrike, paguanin vetëm votuesit e PS! Ju hajdutë na tregoni burgun (VIDEO)
27 Shkurt, 09:11
-
‘Trump do të të tërheqë zvarrë’, Rama: Do e shihni mbështetjen e SHBA! Ose me mua në BE, ose me bufin në kënetë! Drejtësisë i dhamë shpatën që të na godasë edhe ne
27 Shkurt, 08:37
-
Zv.ministri i Brendshëm në ‘Repolitix’: Drejtësia duhet me standarde europiane! Sefa: Veliaj ka të drejtë të kërkojë përjashtimin e Ols Dados! Jupi: Politika është bërë bashkë kundër SPAK
26 Shkurt, 22:32
-
Rama me asambletë socialiste në Tiranë: Arrestimi i Veliajt i paligjshëm, gjykatës që kanë frikë nga prokurorët janë problem
26 Shkurt, 18:09
-
Edmond Petraj: Duhet të kemi përgjegjësi të hetojmë veprimet e Strukturës së Posaçme! Kulluri: Rama dhe Berisha po bëjnë komedi me SPAK
26 Shkurt, 17:35
-
Tiranë/ Rama inspekton punimet te Terminali i ri i autobusëve: Për 10 vjet puna u zvarrit prej gjyqtarëve të papërgjegjshëm
26 Shkurt, 16:13
-
‘Me 1 fishkëllimë vjen të shkrijë SPAK, Berisha i përgjigjet Ramës: S’i bashkoj votat, por do e reformoj me Venecian
26 Shkurt, 13:16
-
Gazetari shqiptar në Athinë: Diaspora në Greqi po heziton të regjistrohet për zgjedhje, ka dezinformim! Intervista e Ramës me MEGA-n ka befasuar shumë
26 Shkurt, 13:07