TIRANË- Në përmbushje të “Paktit për Universitetin”, Bashkia e Tiranës, me ndihmën e TIKA-s, pak muaj më parë përfundoi rikonstruksionin e plotë të konviktit nr. 6 në “Qytetin Studenti”, në të cilin nuk ishte vënë dorë prej thuajse tre dekadash.

Falë ndërhyrjes rrënjësore konvikti mundëson sot jo vetëm një pamje krejt ndryshe, por edhe kushte komode për studentët që jetojnë në të. 

Por, kur kanë kaluar vetëm 4 muaj nga përfundimi i punimeve, muret e tij fatkeqesisht jane vandalizuar. Siç shihet edhe nga fotot, muret e rikonstruktura të konviktit nr. 6 në Qytetin Studenti janë mbushur me shkarravina nga disa të rinj vandalë.