U rikthye në krye të PD, Basha: Le t’i përvishemi një tjetër beteje! Duket e pamundur, por jo e pa fitueshme

U rikthye në krye të PD, Basha: Le t’i përvishemi një tjetër beteje! Duket e pamundur, por jo e pa fitueshme

1690660267_basha.jpg

Lulzim Basha pas fitores si kryetar i Partisë Demokratike tha se ai është i vetëdijshëm për sfidat që e presin në opozitë si dhe brenda PD-së. Basha tha se e sotmja nuk shënon votën për individ por nisjen e punës.

'Jam i vetëdijshëm për kohën e vështirë që kemi kaluar dhe sfidat në të cilat ndodhet PD, demokratët dhe opozita. E di se lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, ca të vërtetë, e dhimbshme siç është e vërteta e ca të sponsorizuar nga ata që  duan me çdo kusht të ruajnë status quo-në, që e duan shqipërinë kështu, pa mudnësi ekonmike, pa liri tregu, pa konkurrencë as në politikë, as në ekonomi, me media nën  presion dhe censurë, me drejtësi nën presion, pa barazi para ligjit, por e di po kështu se mbi të gjtiha dhe para së gjithash e sotmja nuk shënon votën për një individ, as një proces të thjeshtë dhe brenda një partie por shënon nisjen e punës dhe puna fillon menjëherë për të ndërtuar mes dy brigjeve të lumenjve të mosbesimit urën mes bregut të sotëm të dëshpërimit të kaq shumë shqiptarëve të djathtë e të majtë, mes depresionit psikologjik, ekonomik e social ku e ka kredhur stanjacioni i gjithanshëm, mes mllefit, zemërimit por edhe dëshirës për ndryshim që shpaloset anekënd dhe bregut të shpresës e të besimit tek një projekt politik që nuk do të sjellë thjesht ndryshimin e partive në qeveri, por ndryshimin e qeverisjes njëherë e mirë për çdo shqiptar. Nuk ka për të qenë e lehtë, por nëse ka diçka që demokratët provuan sërish gjatë ditës së sotme, është që jemi në gjendje, jemi të aftë, jemi të përkushtuar dhe gati t’i përvishemi një tjetër beteje në dukje të pamundur, por asnjëherë të pafitueshme, ndaj le ta nisim menjëherë punën për ta ndërtuar këtë urë shprese e besimi për qindra, mijëra shqiptarë!'- tha Basha.


Lajmi kryesor:

S'ka supriza, Lulzim Basha rikthehet kryetar i PD-së për herë të katërt: E sotmja shënon nisjen e punës! Mori 16 196 vota! Vetëm 8 nga 52 deputetë demokratë votuan


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë