Sezoni i parë i Sergio Ramos me Paris SG ka lënë për të zhgënjyer në aspektin e prezencave, pasi qendërmbrojtësi ka munguar për një periudhë shumë të gjatë. Dy muaj nga hera e fundit që ishte në fushë morën fund këtë fundjavë kur spanjolli hyri si zëvendësues me Lorientin.
Gjithsesi rikthimi ka qenë tepër i vështirë, pasi tifozët, ashtu si Neymar dhe Messi-n, e kanë vërshëllyer. Edhe pse udhëheqin kampionatin tifozët e Paris SG janë të pakënaqur sidomos me eliminimin nga Champions League.
Me fitoren e djeshme 5-1 PSG-ja kryeson Ligue 1 me 12 pikë më shumë se Marseja ndjekëse.