Mbërritën para 3 ditësh nga kampi i ferrit ‘Al Hol’, 19 të riatdhesuarit do të merren në pyetje

Mbërritën para 3 ditësh nga kampi i ferrit ‘Al Hol’, 19 të riatdhesuarit do të merren në pyetje

Kryeministri Edi Rama me të riatdhesuarit

Për 14 të miturit dhe 3 gratë e rikthyera më 1 gusht në atdhe nga kampi famëkeq i ‘Al Holit’ në Siri do të nisë verifikimi. Të 19 të riatdhesuarit do të merren në pyetje ne lidhje me qendrimin e tyre ne kampin në Siri.

Para 3 ditësh janë rikthyer Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë.

Familje shqiptare u nisën nga Libani me një charter të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare, i cili zbarkoi sot në aeroportin “Nënë Tereza”. Bashkë me to ishte dhe kryeministri Edi Rama me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. 

Bashkë me 19 të rikthyerit në operacionin e fundit shkon në 25 numri i shqiptarëve të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Alhol. Tanimë në Al Hol pas 19 riatdhesimeve të këtij operacioni kanë kanë mbetur edhe rreth 30 të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar. Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të ketë një tjetër operacion për rikthimin e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i jashtëm izraelit: ‘Ndaloni Iranin para se të jetë vonë’

Ministri i jashtëm izraelit: ‘Ndaloni Iranin para se të jetë vonë’