U rrëmbye dhe u vra nga një polic, mijëra njerëz bëjnë homazhe në Londër për 33-vjeçaren, mes tyre dhe dukesha Middleton

U rrëmbye dhe u vra nga një polic, mijëra njerëz bëjnë homazhe në Londër për 33-vjeçaren, mes tyre dhe dukesha Middleton

Dukesha e Cambridge Kate Middleton ishte sot mes qindra njerëzve që u mblodhën për të bërë homazhe në Clapham Common të Londrës, për 33-vjeçaren Sarah Everard, e cila u rrëmbye dhe më pas u vra nga një oficer policie.

Megjithëse grumbullimi ishte ngaluar nga autoritetet, njerëzit thyen rregullat për të mbajtur zi për të renë e pafajshme që gjeti vdekjen pas rrëmbimit nga i dyshuari, me profesion oficer policie.

Pallati Kensington tha në një deklaratë se Kate Middleton, e cila nuk mbante maskë fytyre në homazhe, “e mban mend ç’do të thotë të ecësh natën rrugëve të Londrës para se të martohej” dhe se dukesha dëshironte të tregonte respektet e saj për Sarah dhe familjen e saj.

Rreth 1,500 njerëz u grumbulluan në vendin ku vajza fatkeqe u pa e gjallë për herë të fundit para zhdukjes.

Disa forca policie ndaluan përdorimin e sistemeve të zërit teksa të pranishmit nisën të thërrasin “Arrestoni veten tuaj!” dhe “Turp të kini!”.

Në disa pamje të shpërndara në mediat sociale shiheshin disa përleshje mes njerëzve dhe oficerëve, ku disa thërrisnin “Jeni plehra!” dhe “Ju supozohet të na mbroni!”.

Oficeri i policisë në detyrë Wayne Couzens, 48 vjeç, u la në paraburgim sot i akuzuar për pengmarrjen dhe vrasjen e viktimës.

Në gjykatë u tha se trupi i zonjës Everard ishte gjetur në një qese materiali ndërtimi dhe u identifikuar nga të dhënat dentare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?