U rrëzua në kanionin e Gjipesë, turisti polak: Shkova të bëja foto se ishte pamje e mrekullueshme, jam mirë! Ndihma më erdhi menjëherë

 

Report Tv ka kontaktuar me turistin polak që u rrëzua në kanionin e Gjipesë, ku tha se kishte shkuar aty për të bërë një foto për shkak të pamjes së mrekullueshme që ajo ofronte, por është rrëzuar. Ai thotë se ndihma i ka ardhur në kohë rekord dhe ka falënderuar të gjithë që iu gjendën pranë. Për fat të mirë gjendja e tij shëndetësore është e mire.

“Kam telefonuar rreth orës 13 e 30 në polici pasi jam rrëzuar. Ndihma erdhi menjëherë edhe pse dihet terreni. Kisha shkuar atje pasi dëshiroja të bëja foto duke parë dhe pamjen e mrekullueshme që të ofron ajo zonë. Jam dëmtuar dhe me pas ka pas dëmtime në këmbe. Dua ta falenderoj policinë dhe të gjithë që morën pjese në ndihmën që më dhanë. Tani jam ‘OK’,  por gjithçka ishte shumë e vështirë”, tha turisti polak.


Lajmi kryesor:

U rrëzua në kanionet e Gjipesë, shpëtohet pas rreth 24 orësh turisti polak: Shkova të bëja foto se ishte pamje e mrekullueshme, ndihma më erdhi në kohë rekord


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja