U rrëzua në kanionet e Gjipesë, shpëtohet pas rreth 24 orësh turisti polak: Shkova të bëja foto se ishte pamje e mrekullueshme, ndihma më erdhi në kohë rekord

VLORË-  Shtetasi polak i cili ra dje në kanionet e Gjipesë, është nxjerrë nga forcat zjarrfikëse dhe është në gjendje te mirë shëndetësore. Ai është transportuar me barelë nga forcat e policisë së Vlorës, dhe po dërgohet në spital për kurim të mëtejshëm. Në ndihmë të shtetasit Polak dhe për nxjerrjen e tij nga kanioni kanë shkuar edhe alpinistë të ardhur nga Vlora, po ashtu dhe infermierë.

Që prej pasdites së djeshme turisti polak mbeti i bllokuar në kanionin e Gjipesë, ndërsa forcat zjarrfikëse të Vlorës si dhe të Himarës, rinisën sot operacionin për nxjerrjen e tij nga humnera.

Turisti polak ngeci në 50 metra thellësi në kanionin e Gjipesë, ndërsa ekipi i shpëtimit u has në vështirësi për nxjerrjen e tij, pasi kishte pësuar edhe fraktura. Prej pasdites së djeshme në vendngjarje kanë qenë zjarrfikësit, policia dhe urgjenca mjekësore.

Gjatë një turi që po bënte në Gjipe, mësohet se turisti ka pësuar frakturë në këmbë dhe nuk ka mundur dot të lëvizë, kjo edhe për shkak të terrenit të vështirë ku gjendet.

Rreth orës 13:30 të një dite më parë turisti polak ka telefonuar policinë për ndihmë. Ai është lokalizuar dhe forcat e policisë si edhe Delta Forcë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë t’a nxjerrë turistin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:23
U rrëzua në kanionin e Gjipesë, turisti polak: Shkova të bëja foto se ishte pamje e mrekullueshme, jam mirë! Ndihma më erdhi menjëherë

 

Report Tv ka kontaktuar me turistin polak që u rrëzua në kanionin e Gjipesë, ku tha se kishte shkuar aty për të bërë një foto për shkak të pamjes së mrekullueshme që ajo ofronte, por është rrëzuar. Ai thotë se ndihma i ka ardhur në kohë rekord dhe ka falënderuar të gjithë që iu gjendën pranë. Për fat të mirë gjendja e tij shëndetësore është e mire.

“Kam telefonuar rreth orës 13 e 30 në polici pasi jam rrëzuar. Ndihma erdhi menjëherë edhe pse dihet terreni. Kisha shkuar atje pasi dëshiroja të bëja foto duke parë dhe pamjen e mrekullueshme që të ofron ajo zonë. Jam dëmtuar dhe me pas ka pas dëmtime në këmbe. Dua ta falenderoj policinë dhe të gjithë që morën pjese në ndihmën që më dhanë. Tani jam ‘OK’,  por gjithçka ishte shumë e vështirë”, tha turisti polak.

Ora 10:20
Mbeti i bllokuar dhe pësoi frakturë, nxirret pas disa orësh nga kanionet e Gjipesë turisti polak

1649490269_TURISTGJIPE.jpg

Shtetasi polak i cili ra dje në kanionet e Gjipesë, është nxjerrë nga forcat zjarrfikëse dhe është në gjendje te mirë shëndetësore. Ai është transportuar me barelë nga forcat e policisë së Vlorës, dhe po dërgohet në spital për kurim të mëtejshëm. Në ndihmë të shtetasit Polak dhe për nxjerrjen e tij nga kanioni kanë shkuar edhe alpinistë të ardhur nga Vlora, po ashtu dhe infermierë.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Selenicë/ 77 vjeçari prej vitesh jeton në godinë të rrënuar, Report Tv apel për ndihmë shërbimit social e bashkisë

Selenicë/ 77 vjeçari prej vitesh jeton në godinë të rrënuar, Report Tv apel për ndihmë shërbimit social e bashkisë