Ruth Bader Ginsburg, gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka përfunduar këtë herë në spital pas një incidenti që ndodhi në zyrën e saj të punës ku u rrëzua dhe  theu tre brinjë.

Sipas mediave amerikane në një deklaratë institucioni i Gjykatës njoftoi se anëtarja e gjykatës 85-vjeçare u shtrua në Spitalin Universitar të Xhorxh Uashingtonit  të enjten, pasi gjëndja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar gjatë natës, kur ajo u rrëzua dhe pësoi frakturat.

Ndërkohë, bëhet e ditur se rënia ndodhi në zyrën e saj në gjykatë të mërkurën në mbrëmje. Mësohet se ajo u shtrua në spital për trajtim dhe vëzhgim pasi testet e grafive treguan se ajo kishte pësuar tre fraktura brinjësh.

Ginsburg është një prej drejtueseve më të vjetra të krahut liberal në detyrën e gjykatëses. Nuk është hera e parë që gjyqtarja amerikane Ginsburg është rrëzuar duke pësuar fraktura, pasi edhe në qershor të vitit 2012 por ngjarja nuk u bë e njohur për publikun.

Ginsburg u emërua në detyrën e saj si gjykatëse nga presidenti amerikan Bill Clinton, në vitin 1993  Para kësaj detyre, ajo kishte ushtruar funksionin si drejtuese e një Shoqate për të Drejtat e Grave, në SHBA.