Një 67 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në rrugën “Aleks Buda” në Tiranë. Mësohet se i moshuari S.Ç është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, duke pësuar dëmtime të shumta.
Fatkeqësisht për shkak të plagëve të marra në kokë, i moshuari ndërroi jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komento