Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Durrës, ku një punonjës 35-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është rrëzuar nga koshi i vinçit teksa punonte për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13.

Report Tv ka arritur të zbulojë emrin e 35-vjeçarit dhe ai është Andi Lala. Lala ishte punonjës në kompaninë private “Al-Steel”. Ai ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga vinçi në të cilin ndodhej gjatë punimeve, teksa ishte duke kryer prerjen e një peme pesha e së cilës ka bërë që i riu të humbasë ekuilibrin.

“Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales  në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:15
Ra nga vinçi teksa punonte, kush është 35-vjeçari që humbi jetën në Durrës (EMRI + FOTO)

1698428607_finalprojekt.00032115.Still079.jpg

Një 35-vjeçar  humbi jetën ditën e sotme në Durrës pasi ra nga vinçi teksa po priste degët e pemëve. Report Tv ka arritur të zbulojë emrin dhe një foto të 35-vjeçarit të ndjerë.

Ai është Andi Lala dhe ishte punonjës në një kompani private “Al-Steel”. Lala ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga vinçi në të cilin ndodhej gjatë punimeve, teksa ishte duke kryer prerjen e një peme pesha e së cilës ka bërë që i riu të humbasë ekuilibrin.