U rrëzua nga pema e lisit në Theth, humb jetën pas 12 ditësh në gjendje të rëndë te Trauma në Tiranë 34-vjeçari

U rrëzua nga pema e lisit në Theth, humb jetën pas 12 ditësh në gjendje të rëndë te Trauma në Tiranë 34-vjeçari

Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë pas 12 ditësh në gjendje të rëndë. 34-vjeçari u rrëzua nga pema e lisit në Theth aksidentalisht.

Pas lëndimeve i riu është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, por nuk ia ka dalë t’i mbijetojë plagëve dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

-Ditën e djeshme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, shtetasi P. K., 34 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi, Shkodër, pasi dyshohet se më datë 17.05.2023, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth.- thuhet në njoftimin e policisë
 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)