U shemb teatri, çfarë ka për tu indinjuar! Jemi shtirës të mëdhenj e aktorë qesharakë

U shemb teatri, çfarë ka për tu indinjuar! Jemi shtirës të mëdhenj e aktorë qesharakë

U shemb teatri, e çfare ka ketu per tu indinjuar, per tu marrosur, per te mallkuar, per te kercenuar se do derdhim gjak (tashme mbi rrenoja...) Kaq te ndjeshem qenkemi ne sa na dhembka deri ne asht shkaterrimi i kujteses tone?! Per çfare kujtese e kemi fjalen, kur ne harrojme shume shpejt. Harrojme se ne 30 vjet kemi shkaterruar çfare na ka zene dora e kemba dhe vazhdojme te shkaterrojme e te ecim "fitimtare". Lista eshte shume, shume e gjate. A nuk kemi 30 vjet qe ia kemi zhvozhgur gjinjte lokemadhes e si kemi lene nje pike qumesht per foshnjet qe do lind e do perkunde neser ne djep, si kemi lene as dhe nje pike nder? A nuk kujtohemi e bertasim gjithnje ndaras, kur na thahet veçse buza jone, buza jone zene dregeza partish, politikanesh e pushteraresh hajna? Nje here çirret nje pjese e jona e tjetra hesht, dhe anasjelltas. Dhe pas vetem germadha, germadha, germadha...Kush jemi ne per te bertitur, kur e shesim veten shume lire dhe gjeja e pare qe na vjen nder mend eshte vetem t'i japim shpirtin aksh partie per te kapur nje zyre, nje post (ata me te keputurit nder ne dhe nje thes miell), e kur e kapim nxitojme te zgrrapim se "keshtu bejne te gjithe"?! A nuk e ushqejme keshtu skllaverine por dhe hajnine ne veten tone dhe hajnat siper nesh i bejme mbreter?! Perse nuk kujtohemi se dhe i vogli hajn, hajn mbetet dhe gjithe te zezat vijne prej tij?! Perse nuk kujtohemi se dhe buzet e femijeve tane po i plasim me dregeza partish e po i pozicionojme ne llogore lufte brenda sojit? Perse nuk kujtohemi se kemi humbur veten dhe po humbasim edhe femijet tane? Perse nuk ia futim shpulla fytyres sone deri sa te permendemi e te rritemi si popull, si komb e te ngreme nga themelet shkollen per femijet tane? Shkollen qe eshte shembur me kohe dhe prodhon gjenerata injorantesh; mesues allasoj, mjeke allasoj, inxhiniere allasoj, juriste allasoj etj etj.

Ja pra qe nuk jemi fare te ndjeshem dhe genjejme veten duke thene se na dhembi deri ne asht teatri. Jemi shtires te medhenje e aktore qesharake.

Nese jo, le te deshmojme te kunderten, te heqim dregezat mbi buzet tona e te kurojme veteveten! Vetem atehere do na dhimbset çdo gur i çmuar i hequr dhunshem nga kujtesa jone.

Dhe ATEHERE do shenoj ringritjen e nenelokes sone, te cilen e kemi gjymtuar me shume se armiqte e saj me te eger.

ÀTEHERE NE DO JEMI NE, PA MASKA...

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Greta: 19/05/2020 23:06

    E di ndonjeher nuk bej habi me ne shqiptarët po dalin po protestojnë sot per cfare per teatrin nuk dalin per protesta kur duhet por kur i therret partia w djathtë qe vec per lemsh eshte krijuar qahen sot e qurraviten per nje teater qe ishte nen rrenoja qahen perse se iku nje. Vjetersisw nuk mendojnë per te ardhmen nuk protestuan ne kohe pandemir kur behej fjale per jeta a vdekje na dilkan per nje cope teater qe vecse te cmendurite e imagjinates vete mbase kan shkuar t vizitojnë jemi një popull qe vec lakmi kemi lere ca bejm sot si te marrosur pas artiste kultuws se ne skemi edukate sdim te komportohemi me njeri tjt na dhimbsen nje teater pavlerw thjesht kan dal ca palaço gjasme ne mbrojtje thjesht per te demtuara zotin kryeminister ...por s'ja arrijn dot me ate qe sot na perfaqesoi

    Përgjigju
  • Konjak: 19/05/2020 10:10

    A do me per z Visha !?.Se u shemb teatri , e paskesaj !?. Se u mashtrua populli e pastaj !?Se dikush , per interesa djallezore , percan popullin dhe e vjedh ate , epastaj?!.Se c'do aset i shtetit -popullit- perdotet nga qevqritaret , si mall i babait te tyre , e pastaj!?. Se z Visha ka ca c'rregullime , nukse eshte mir , prandaj duhet vizituar, ky eshte problemi .Po c'far thua moj zonje e "ndritur ", nese per 30 vjet jane shkaterruar 30 asete , s'prishka pune se u shkaterrua edhe nje tjeter .Po e paske trurin fare te akullt moj zonje , aferim te qofte .Nese ka shume mendesi te tilla , me ne fund do ngelemi , sikur te jemi popull i ardhur sot , ne keto troje .

    Përgjigju
  • arte: 18/05/2020 14:58

    ska gje per tu revoltuar, ka ngelur vetem ora dhe muzeumi kombetar edhe jemi ne rregull, shtet ku turisti do kenaqet duke pare mjekren e kryeministrit se gje tjeter ska ngelur.

    Përgjigju
    • Cubi: 18/05/2020 22:33

      Cfar kishte per te par aty more. Atu ishte vec nje germadh e pa shembur asgje tjeter.Aty skishte as arkitektur e asgje nje ndertes e zakonshme qe kishte te shkruar me Ca germa gjoja teater. Nga te gjith keta qe bertasin se gjoja mbrojn teatrin ve bast qe sjan futur njeher te shohin cfaqe aty. Ca te mire ju ka pelqyer juve gjith keto vite,qe ka ber bashkia e Tiranes.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen