U shkarkua nga detyra, ish-prefekti i Shkodrës: E kaluara iku, të shohim përpara, por kam një merak

Ish-prefekti i qarkut Shkodër Çesk Millja pasi u shkarkua nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dorëzuar detyrën. Gjatë komunikimit me median, ai falenderoi bashkëpunëtorët. Ish-prefekti tha që ka zbatuar të gjitha aktet normative për situatën dhe ka punuar me përgjegjësi. Sa i përket motivacionit të shkarkimit nga detyra, Çesk Millja u shpreh se njoftimi ka qenë thjesht largim nga puna pa motivacion.

"Jam këtu për të zbatuar detyrimin ligjor në kuadër të dorëzimit të detyrës dhe meqë më dolët përpara nuk mund t'u anashkaloj sepse me ju kam bërë të gjithë punën në qarkun e Shkodrës. Duke u falenderuar pikë së pari, nuk ditë konference, por ditë pune për të rritur masat ndaj parandalimit të këtij fenomeni tepër të vështirë që Shqipëria dhe Shkodra po kalon.

Të punojmë të gjithë bashkë për të realizuar atë mision për të ruajtur jetën e njerëzve, të gjithë bashkë për këtë qëllim. Isha këtu sot për të falenderuar të gjithë kolegët e mi që me punën dhe kontributin e tyre gjatë këtyre dy viteve dhe këtyre dy muajve nga prefekti, pushteti vendor dhe të tjera territoriale që kanë zbatuar të gjithë detyrat nga aktet normative. Në këtë aspekt nuk kam shumë komente, por të shohim përpara dhe mos shohim cfarë është bërë në të kaluarën". Motivacioni i shkarkimit? "Lirohesh nga detyra. Vetëm ky është motivacioni" tha ai.

Por a e konsideron të padrejtë? "Nuk merrem me komente, detyra ime është të falenderoj të gjithë qytetarët që për këto dy vite kanë qenë frymëzimi dhe në falë tyre dhe jush që keni qenë pasqyra e punës sime".  Çesk Millja  kishte edhe një merak. "Dhe një merak, uroj gëzuar Pashkët për ata që i kaluan dhe nuk pata mundësi ti përshëndes dhe për ata që do të vijnë javën tjetër ortodoksët dhe një muaj të mirë të Ramazanit për të gjithë myslimanët për muajin e ardhshëm" tha ai.  

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në 11 prill vendosi shkarkimin e prefektit të Shkodrës, Çesk Millja dhe në vendin e tij u emërua zv. ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Mungesa e vendimmarrjes për menaxhimin e situatës së COVID-19, sqaron ministri, ishte arsyeja e vendimit për shkarkimin nga detyra të Prefektit të Qarkut Shkodër.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)