KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri për shkak të mosjustifikimit të pasurisë.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.61/2019, datë 10.12.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Luan Hasneziri, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 170, datë 26.06.2019.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 170, datë 26.06.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Luan Hasneziri. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 28.07.2021", thuhet në njoftim.
Një apartament i blerë në vitin 2006 dhe i paguar me një skemë të komplikuar që përfshin hua, kredi bankare dhe një kontratë noteriale, i krijoi probleme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Po ashtu problem rezultoi për të edhe mosdeklarimi në formularin për kontrollin e figurës së refuzimit të një vize për të udhëtuar në SHBA. Gjatë seancës dëgjimore u vunë në dukje edhe pasaktësi në deklarimet periodike të gjyqtarit dhe mungesë të ardhurash për dy vite.
Ambasada Amerikane në Tiranë i ka refuzuar vizitën gjyqtarit për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të dyshimeve se gjyqtari mund të mos kthehej më në Shqipëri.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
20%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3037
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës! Edlira Cufit iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen
17 Dhjetor, 10:31
-
Mbyllet mandati i KPK-së, ambasada e SHBA-së: Llogaridhënia do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve të guximshëm si ju
16 Dhjetor, 18:59
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor, 15:40
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor, 20:15
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor, 16:37
-
Largohet nga vetingu gjyqtarja e Gjykatës së Gjirokastrës Mirela Iliopullo! E konfirmon dhe KPA
6 Dhjetor, 15:12
-
Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra
4 Dhjetor, 11:47
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor, 07:06
-
SKEDA/ Operacioni i SPAK, kush është Taulant Tafa, gjyqtarit që iu kontrollua banesa! Dy vite më parë i uli dënimin Arben Grorit
25 Nëntor, 14:08
-
Vettingu/ Mbyllet rivlerësimi në KPK, në ‘filtër’ 805 magjistratët! Vetëm 373 u konfirmuan të ndershëm, qytetarët ndihmuan drejtësinë me rreth 6700 denoncime (SHIFRAT)
22 Nëntor, 12:05
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Lushnjës Artan Hazbi
20 Nëntor, 10:51