POGRADEC - Ish-kreu i Ndërmarrjes së Ujësjellësit në Pogradec Valter Gora ka fituar të drejtën në Gjykatën Administrative për tu rikthyer sërish në këtë detyrë. Ai u shkarkua nga kryetari i bashkisë Eduart Kapri, një vendim të cilin Gorca e çoi për ankimim në Gjykatë.
Por vetë kryebashkiaku i djathtë Eduart Kapri e ka vlerësuar abuzim dhe të padrejtë këtë vendim, duke i bërë thirrje për ndërhyrje Ministrisë së Drejtësisë.
Ai ka deklaruar se do tu drejtohet edhe ambasadave për t'i adresuar këtë shqetësim të tijin.
Valter Gora u shkarkua pak javë më parë nga kryetari i Bashkisë së Pogradecit, bashkë me një pjesë të puonjësve me argumentin se ka abuzuar me detyrën.
Kjo situatë u kthye në objekt akuzash politike, ku deputeti socialist Taulant Balla tha se Kapri e ka kthyer Ujesjëllësin në biznes familjar duke vënë në krye të Ndërmarrjes nipin e tij.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com