U shkarkua nga Luan Daci, ish prokurorja Sevdari: Në KPA ndodhen njerëz pa integritet e falsifikator! Autoritetet të hetojnë deri në fund

U shkarkua nga Luan Daci, ish prokurorja Sevdari: Në KPA ndodhen njerëz pa integritet e falsifikator! Autoritetet të hetojnë deri në fund

Antoneta Sevdari

Shkarkimi i Luan Dacit si gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pasi gënjeu për të kaluarën e tij, ka sjellë reagimin e ish prokurores Antoneta Sevdari, e cila është shkarkuar pikërisht nga Daci.  Sevdari shprehet se anëtarët në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zgjodhën personat që nuk e njihnin Kodin Penal dhe në vend të reformimin drejtësinë shqiptarë, e shkatërruan atë në themele. Duke akuzuar drejtpërdrejtë Dacin, tashmë të shkarkuar, Sevdari tha me paturpësi falsifikuan dhe gënjyen Kuvendin duke u zgjeshur si anëtar të KPA edhe pse nuk plotëson kushte minimale për t'u zgjedhur.

"Shqipëria do krijonte Drejtësinë e Re. Të parët që do shkelnin tapetin e Drejtësisë së Re, ishin Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Fatkeqësisht, Anëtaret e Kolegjit te Posaçëm te Apelimit, u zgjodhën ish-studentë me rezultate të dobëta; persona të cilët nuk e njihnin Kodin Penal dhe kishin dhënë dënime me vdekje në mungesë të dispozitës; të cilët falsifikuan dhe paturpësisht gënjyen KUVENDIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË; të cilët nuk e kishin idenë ku ndodhej zyra e pagimit të taksave dhe tatimeve pasi nuk kishin lidhje me procesin e deklarimit dhe pagimit te taksave, PRA të cilët NUK plotësonin disa kushte zgjedhshmërie. Këta persona jo vetëm që nuk e reformuan drejtësinë shqiptare, por përkundër nga sa pritej e shkatërruan me themel", shkruan Sevdari.

Ish prokurorja, e cila tashmë ndodhet në rrugë ligjore për të hedhur poshtë arsyet e shkarkimit të saj nga KPA, shkruan se në këtë kolegj qëndrojnë me shumicë njerëz pa integritet moral dhe profesional dhe bën thirrje që këtij rasti ti shkohet deri në fund nga autoritete shqiptare dhe ndërkombëtare duke ndjekur me vëmendjen të gjitha faktet.

"Çdo shqiptar i Republikës së Shqipërisë duhet të ndihet i keqardhur, i turpëruar dhe i revoltuar që në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, të Gjykatës Kushtetuese , qëndrojnë në shumicë njerëz pa integritet moral dhe profesional. Ky konkluzion është thënë më herët nga Avokati i Popullit, në momentin kur i ka skualifikuar disa prej tyre, dhe sot fjalën e saj e tha Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. U bëj thirrje autoriteteve shqiptare dhe ndërkombëtare t’i shikojnë më në fund me vëmendje këto fakte sepse siç thotë fjala e urtë popullore “dielli nuk mbulohet me shoshë”? Pas këtij hapi brenda vendit, shpresa mbetet tek Gjykata e Strasburgut, e cila ka në shqyrtim dhjetëra çështje magjistratësh të gjykuara nga këta njerëz, prania e të cilëve në trupa gjykuese cenon parim për një proces të rregullt ligjor", tha Sevdari.

Luan Daci, gjyqtar në shkallën e fundit të vettingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u pezullua ditën e sotme pasi ka fshehur të kaluarën e tij duke mashtruar shtetin, ndërsa është marrë nën hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion. Shkarkimi i tij erdhi pikërisht nga një kallëzim i kryer nga prokurorja e shkarkuar nga KPA, Antoneta Sevdarasi. Rezulton se Luan Daci është shkarkuar nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997, masë disiplinore që është ende në fuqi, por ka prezantuar edhe të dhëna të rreme para Komisionit të Posaçëm Parlamentar që shqyrtonte kandidaturat për anëtarë të KPA.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur