U shkarkua nga posti i Ministres, Evis Kushit i besohet detyra e re

U shkarkua nga posti i Ministres, Evis Kushit i besohet detyra e re

Pas largimit nga detyra si Ministre e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushit iu besua një tjetër detyrë, ajo e nënkryetares së komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik.

Në një postim në rrjete sociale znj. Kushi shkruan se për këtë detyrë do të vazhdojë të punojë me të njëjtin përkushtim.

“Jam e nderuar që sot m'u besua në seancën parlamentare detyra e re si Nënkryetare e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik. Do të vazhdoj me të njëjtin përkushtim, veçanërisht misionin tonë të përbashkët në fushën e arsimit, por edhe të kulturës dhe medias, si fushat kryesore të punës së këtij komisioni, tashmë nga një tjetër front, atë të Kuvendit të Shqipërisë, por gjithmonë për të mbështetur reformat dhe nismat e duhura në interes të brezit të ri dhe gjithë shoqërisë shqiptare.

Në këtë rol të ri, bashkë me përgjegjshmërinë e lartë për të përfaqësuar sa më denjësisht qytetarët që na kanë votuar, angazhohem që dora ime do të jetë gjithmonë e shtrirë edhe për bashkëpunim me opozitën, sepse arsimi dhe kultura janë sektorë që duhet të na bashkojnë dhe jo të na ndajnë, për të marrë vendime të drejta dhe për të bërë më të mirën për të ardhmen e Shqipërisë sonë”, shkruan Kushi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Petro Gjikuria nis fushatën elektorale

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Petro Gjikuria nis fushatën elektorale