Njësia e tij ishte ndër të parat që hyri në Lazarat, por disa muaj më pas 5 nga efektivët u transferuan nga Tirana në Shkodër, Sarandë dhe Fier ndërsa përgjegjësi i grupit është liruar nga detyra me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Artan Didi.
Më këtë urdhër thuhet se ai dyshohet se është përfshirë në veprimtari të kundraligjshme. Kaq ka mjaftuar që Elezi të zhvishet nga uniforma e forcave speciale pas 18 vitesh eksperience.
Me kot është munduar për disa muaj të gjej cila është veprimtaria e kundraligjshme që ka kryer, por asnjë përgjigje nga policia.
*Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)