Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Kozeta Mesiti ka reaguar pas shkarkimit nga detyra, pasi mori pjesë në protestën e dhunshme të opozitës (lexo ketu). “Jam krenare qe kam perfaqesuar PDIU si nenkryetare e Bashkise Tirane, ne keto muaj. Askush nuk mund te me ndaloje si qytetare e lire, ne dite pushimi, ti bashkohem qindra mijera shqiptareve qe protestuan kunder qeverise, skamjes, zbrasjes se vendit nga rinia dhe gjithcka tjeter qe rendon cdo dite e me shume jeten e qytetareve. Personalisht, ndjehem e nderuar qe isha pjese e asaj proteste madheshtore si shprehja me e mire e qytetarise per te reaguar dhe mos u nenshtruar”, thotë ajo