U shkarkua se nuk justifikoi pasurinë, KPA hedh shortin për trupën që do të rivlerësojë Rovena Gashin

U shkarkua se nuk justifikoi pasurinë, KPA hedh shortin për trupën që do të rivlerësojë Rovena Gashin

Prokurorja Rovena Gashi

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur shortin për trupën gjykuese që do të rivlersojë prokuroren Rovena Gashi më datë 17 tetor.

Kryesuese do të jetë Albana Shtylla, relator  Luan Daci, ndërsa anëtarë  Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurores Rovena Gashi për fshehje dhe pasuri të pajustifikuara në seancën e 25 korrikut.

Gashi, është ish-drejtuese e njësinë për dekriminalizimin në prokurorinë e Prokurorinë e Përgjithshme e njohur si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, por edhe për konfliktet me Arta Markun.

Njoftimi i plotë:

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 20/2018, datë 17.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi kundër vendimit nr. 48 datë 25.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi.

Sot, në datën 19.10.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relator:    Luan Daci

Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës