Seanca ka nisur me një paralajmërim dhe thirrje të kreut të grupit Demokrat Myslym Murrizi, se nuk do të lejojnë votimin e draftit të reformës zgjedhore në parlament. Murrizi afati i komisionit parlamentar të Reformës zgjedhore përfundoi në 30 qershor, ndërsa shumica e shmangi duke e dorëzuar draftin në Kuvend.
"Qenka dorëzuar një draft i njëanshëm. Nëse Ramës, Bashës, Metës apo Monikës që paratë e pista që u keni marrë shqiptarëve, mendoni të bëni një ligj me vota të trafikuara në Kuvend e keni gabim. Nuk do të arrini ta coni deri në fund, këtë gjellë qensh që gatuat do ua thellim syve. Unë jam anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ju garantoj se nuk do të merrni asnjë votë këtej. Lërini lojërat e pista. Nuk do u pijë ujë paratë, as ju, as vëllezërve tuaj që sorollaten ambasadave. Ndalni pazarin. 30 vite më parë u prishën kangjellat e ambasadave, 30 vite më pas ju vazhdoni, pinjollët e tyre, kërkojnë që të mbajnë shqiptarët peng" tha Murrizi.
Por kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi iu përgjigj duke thënë se drafti i dorëzuar ka marrë konsensusin e të gjitha palëve brenda dhe jashtë parlamentit. "Dy komente, kam ditë që u kam njoftuar këtu në sallë, që në komisionit i ka mbaruar afati dhe ka përfunduar veprimtarinë, por kjo nuk do të thotë se çdo deputet të paraqesë nismë. Deputetë kanë sjellë një produkt mbi konsensusin. Nisma nuk është paraqitur në 12 të natës, por brenda orarit zyrtar, në orën 14:00 dhe është paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk ka lidhje komisioni" tha Ruçi.
Pas fjalës në foltore, Murrizi së bashku me Edmond Stojkun dhe Nimet Musain, bënë një prononcim për mediat edhe jashtë Kuvendit, ku ritheksuan edhe njëherë se nuk do të votojnë marrëveshjen për reformën zgjedhore pa u miratuar së bashku me ndryshimin e sistemit. "Sipas rregullores së Kuvendit, ndryshimet kushtetuese për hapjen e sistemit, ata që janë jashtë interesave të pazareve do të qëndrojnë fort me votat e tyre për të mos votuar asnjë arnim. Ne kemi kërkuar reformë të plotë zgjedhore, me lista të hapura dhe zbatimin e të gjitha rekomandimeve të OSBE-së" tha Murrizi. Ndërsa Stojku theksoi se "Aksioni opozitar ka një vit që ka nisur, është mbështetur nga tre grupet parlamentare, që kanë firmosur që në atë kohë listat e hapura, që garantojnë barazi të votës".
Lajmi kryesor: