U shoqëruan si të përfshirë në terrorizëm, lirohen dy iranianët në Tiranë
Policia ka lënë të lirë dy shtetasit iranianë, të shoqëruar një ditë më parë, pasi dyshoheshin si të përfshirë në aktivitete terroriste. Policia ndaloi shtetasit F. Z., 65 vjeç, dhe S. M., 59 vjeç, para Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Policia ka lënë të lirë dy shtetasit iranianë, të shoqëruar një ditë më parë, pasi dyshoheshin si të përfshirë në aktivitete terroriste. Policia ndaloi shtetasit F. Z., 65 vjeç, dhe S. M., 59 vjeç, në ambientet e jashtme të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, para se të niste ceremonia festive e Sulltan Nevruzit. Të shoqëruarit ishin me nënshtetësi iraniane dhe pasaporta gjermane. Ata ishin gazetarë dhe u fotografuan teksa po fotografonin, ndërsa sot janë lënë të lirë.
Iranianët: Jemi gazetarë
Shtetasit iranianë janë ndaluar nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe njësia e anti-terrorit në policinë e shtetit janë F. Z 65 vjeç dhe S.M. 59 vjeç. Momentin e ndalimit ata ishin duke bërë foto dhe u thanë oficerëve të anti-terrorit se ishin gazetarë dhe kishin ardhur me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Një person i cili ishte i ftuar në këtë ceremoni dhe ka parë momentin e ndalimit të dy iranianëve tha se këtë aktivitet Garda e Republikës kishte ndërmarrë shërbime të përforcuara. “Punonjësit e Gardës së Republikës kishin të printuara fotot e disa personave potencialisht të rrezikshëm për sigurinë e personaliteteve VIP në festimet e komunitetit bektashian”, deklaroi ai në kushtet e anonimatit.
Nga informacionet e para mësohet se dy iranianët, kishin mbërritur disa ditë më parë në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit duke kaluar pa asnjë problem kontrollin policor. Këta dy shtetas Iranian janë ndaluar për verifikime të mëtejshme nga agjentët e antiterrorit në Shqipëri, pas informacioneve të mbërritura nga partnerët ndërkombëtar se ata kanë prirje të përfshihet në akte terroriste në vendin tonë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Tiranë/ 52-vjeçari humb kontrollin e makinës, godet 2 qytetarë! Përplaset edhe me murin e ambasadës amerikane
23 Janar, 18:58
-
Dyshohet se morën ryshfet, pezullohen nga detyra dy policët në Tiranë! AMP nis hetimet
23 Janar, 17:58
-
Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: Do punësohen 5-7 mijë persona
23 Janar, 14:53
-
Njohja e periudhave të punës para ’94, miratohen ndryshimet te 'Ligjet', zv.ministrja Manjani: Do njihen pa pengesa proceduriale! Përfitojnë 40 mijë persona në vit
23 Janar, 14:27
-
Tiranë, edukatorja 46-vjeçare shpallet në kërkim, akuzohet se dhunoi një të mitur në kopsht privat tek ‘Astiri’
23 Janar, 13:38
-
Zyrtare/ Njohje e vjetër, Egnatia rikthen në Superligës sulmuesin Guindo
23 Janar, 11:15
-
Antidroga e Tiranës sekuestron 60 kg kanabis, 2 në pranga, 2 në kërkim! Droga me 6 thasë u gjet në makinë! Do shitej 1200 euro kg në Kamëz (EMRAT+VIDEO)
23 Janar, 08:50
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22
-
Egnatia firmos me ish-mbrojtësin e Partizanit, e rikthen në Superligë nga Koreja e Jugut
22 Janar, 18:23