Ekskluzive/Ndalohen në Tiranë dy iranianë të dyshuar si terroristë

TIRANE - Report Tv mëson ekskluzivisht se dy shtetas Iranian të dyshuar si persona të përfshirë në aktivitete terroriste janë ndaluar paraditen e të enjtes. Ata janë ndaluar në ambientet e jashtme të kryegjyshatës Botërore Bektashiane, pak përpara nisjes së ceremonisë festive të Sulltan Nevruzit.

Iranianët: Jemi gazetarë
Shtetasit iranian janë ndaluar nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe njësia e anti-terrorit në policinë e shtetit janë F. Z 65 vjeç dhe S.M. 59 vjeç. Momentin e ndalimit ata ishin duke bërë foto dhe u thanë oficerëve të anti-terrorit se ishin gazetarë dhe kishin ardhur me ftesë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.

Një person i cili ishte i ftuar në këtë ceremoni dhe ka parë momentin e ndalimit të dy iranianëve tha se këtë aktivitet Garda e Republikës kishte ndërmarrë shërbime të përforcuara. “Punonjësit e Gardës së Republikës kishin të printuara fotot e disa personave potencialisht të rrezikshëm për sigurinë e personaliteteve VIP në festimet e komunitetit bektashian”, deklaroi ai në kushtet e anonimatit.

Nga informacionet e para mësohet se dy iranianët, kishin mbërritur disa ditë më parë në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit duke kaluar pa asnjë problem kontrollin policor. Këta dy shtetas Iranian janë ndaluar për verifikime të mëtejshme nga agjentët e antiterrorit në Shqipëri, pas informacioneve të mbërritura nga partnerët ndërkombëtar se ata kanë prirje të përfshihet në akte terroriste në vendin tonë.

Në vëzhgim 10 persona të dyshuar si terroristë
Report TV ka mësuar gjithashtu se prej fillim Marsit agjencitë e inteligjencës dhe të anti-terrorit janë duke mbajtur në vëzhgim mbi 10 persona të cilët janë sinjalizuar si persona që mund të organizojnë akte terroriste në Shqipëri.

Të gjithë shtetasit Iranian që hynë në Shqipëri janë subjekt i kontrolleve të imtësishme në kufi dhe gjatë qëndrimit në vendin tonë. Agjencitë ligj-zbatuesve në vend tregojnë një kujdes të posaçëm për shtetasin Iranian për mos të lejuar futjen e agjentëve sekret të Teheranit të cilët mund të ndërmarrin akte që dëmtojnë sigurinë e 3.000 muxhahidinëve Iranian që strehohen në Shqipëri.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Prej 5 qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-së mesazh për Krishtlindjen

Prej 5 qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-së mesazh për Krishtlindjen