'S'e dimë ç'a ka ndodhur'/U shoqëruan dhe u lanë të lirë, si u zbuluan 2 autorët e vrasjes në Kamëz

'S'e dimë ç'a ka ndodhur'/U shoqëruan dhe u lanë të lirë, si u zbuluan 2 autorët e vrasjes në Kamëz

Policia e Tiranës shoqëroi rreth 30 persona për t’i marrë në pyetje pas vrasjes së pronarit të marketit në Kamëz. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka raporton se mes të arrestuarve pak orë pas ngjarjes kanë qenë edhe dy autorët e krimit, por për mungesë provash janë lënë të lirë. 

Autorët, Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hode, pasi vranë, ikën drejt lumit të Tiranës ku hodhën armën e krimit, rrobat dhe dorëzat e përdorura. Gjithashtu, pranë lumit të Tiranës grabitësit kanë lënë edhe automjetin. Nga aty janë larguar në këmbë. 

Report Tv ka mësuar se pak minuta më pas ata janë ndeshur me një patrullë të policisë e cila i ka ndaluar për t’i marrë në pyetje në komisariat. Të pyetur në lidhje me ngjarjen, të dy ata kanë mohuar të kenë dijeni. “Nuk dimë çfarë ka ndodhur”, mësohet të jenë shprehur ata përpara grupit hetimor, por më pas janë lënë të lirë. 

Pas lënies së komisariatit, dy grabitësit janë ndjekur nga efektivë të policisë si dhe janë përdorur edhe materiale përgjimi ambiental. 

Në këto momente autorët kanë biseduar me njëri-tjetrin si dhe kanë shkuar te automjeti që kishin braktisur pranë lumit të Tiranës. Pasi kanë marrë makinën, ata janë larguar në drejtim të banesave të tyre. Dy orë më pas, ata janë vënë në pranga nga policia e cila ka mësyrë banesat e tyre në mesnatë. 

Edhe pas këtij arrestimi, Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hode kanë mohuar sërish të kenë gisht në ngjarje. Por pas administrimit të provave të reja, pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe dëshmive të atyre që panë grabitësit teksa largoheshin pas krimit, dy autorët janë marrë në pyetje për herë të tretë. 

Përpara grupit hetimor, Vladimir Kurti ka shfaqur pendesë dhe me lot në sy ka pranuar se ka qenë ai i cili ka qëlluar për vdekje pronarin e marketit, Agim Buci. Ruzhdi Hode ka qenë bashkëpunëtori i tij në krim i cili ka mbajtur në dorë një thikë. 


Lajmi kryesor:

Zbardhet ngjarja, arrestohen 2 autorët e vrasjes së pronarit të marketit në Kamëz/FOTO+VIDEO


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital