Zbardhet ngjarja, arrestohen 2 autorët e vrasjes së pronarit të marketit në Kamëz/FOTO+VIDEO

Policia ka zbardhur ngjarjen që tronditi mbarë opinionin publik ku gjatë një tentative grabitje u vra me armë zjarri pronari i një minimarketi në Kamëz, Agim Buci, 53-vjeç. Një nga dy autorët e arrestuar nga policia, Vladimir Kurti, 28-vjeç, nga Burreli, i dënuar më parë për grabitje me dhunë, ka pranuar krimin përpara grupit hetimor, ndërsa ka rrëfyer se armën e zjarrit, rrobat dhe dorezat i hodhën në lumin e Tiranës. Aty pranë ata kanë braktisur edhe automjetin tip "Volkswagen". 

Ka qenë pikërisht Vladimir Kurti i ai i cili ka qëlluar për vdekje 53-vjeçarin si dhe ka plagosur bashkëshorten e tij, Merita Kurti në sy të djalit të tyre 6-vjeçar. Ndërsa bashkëpunëtori i tij në krim, Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë, me origjinë edhe ai nga Burreli, ka mbajtur në dorë një thikë. Burime për Report Tv thanë se i Kurti ka shfaqur pendesë dhe përpara grupit hetimor ka qenë i frikësuar dhe është përlotur. Sipas pamjeve të publikuara nga policia, gjithçka ka ndodhur brenda 18 sekondave, ndërsa dëshmitar është bërë edhe djali 6-vjeçar i çiftit Buci i cili ka parë të gjithë skenën e krimit.


(Dy grabitësit Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hode)

Ka qenë Vladimir Kurti, autori i vrasjes, i cili ka rrëfyer se kishin shkuar për të grabitur marketin por aty janë përleshur me pronarin Agim Buci, 53-vjeç i cili ka marrë në dorë një thikë. Në këtë moment situata del jashtë kontrollit dhe një prej grabitësve qëllon për vdekje 53-vjeçarin me një plumb i cili i preku organet jetësore. Pas dëshmisë së të penduarit, policia ka shkuar drejt vendit ku dyshohet se është hedhur arma e krimit dhe dorezat, në lumin e Tiranës ku vijojnë kërkimet prej orëve të paradites. 

Në market bashkë me prindërit ndodhej edhe djali 6-vjeçar i cili ka mbetur i shokuar nga ngjarja, pasi ka parë të gjithë skenën e krimit. Pasi qëlluan me armë çiftin Buci, autorët u larguan nga vendngjarja. Kamerat e sigurisë së biznesit filmuan dy autorët (pamjet u publikuan sot) të cilët ishin me kapuça në kokë dhe të armatosur. Për identifikimin dhe dhënien e informacioneve të vlefshme për vendndodhjen e tyre, Policia e Tiranës vendosi edhe shpërblim prej 5 milionë Lekë të vjetra.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:01
Skeda/ Autori vrasjes në Kamëz mori peng taksistin, u përplas me shtyllën

Vladimir Kurti 28 vjec dhe Rushdi Hode 25 vjec, të cilën në tentativën e grabitjes vranë Agim Bucin e plagosën gruan e tij, janë dy emrat të njohur për drejtësinë. Vladimir Kurti është i dënuar më parë por për veprën penale të vjedhjes.

Në 2010-së Kurti bashkë me dy shokët e tij Gjon Gjoka dhe Hysen Daci kanë grabitur me dhunë një taksistë dhe më pas i kanë marrë makinën. Ngjarja ka ndodhur në 31 dhjetor të 2010-së kur Kurti bashkë me miqtë e tij kanë marrë një taksi në qendër të Tiranës. Janë nisur për në Bathore dhe kur kanë mbërritur aty i kanë marrë lekët dhe telefonin taksistit.

Më pas taksistin në kërcënimin e thikës e kanë kaluar në sendiljen e pasme dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, por në autostradën Tiranë-Durrës janë përplasur me një shtyllë, duke bërë që të plagosen dhe më pas të arrestohen nga Policia.

Për këtë ngjarje Vladimir Kurti është dënuar me 5 vite burg. Ndërkohë edhe bashkëpunëtori i Vladimir Kurtit në ngjarjen e Kamzës, Ruzhdi Hode gjithashtu është me precedent penal të mëparshëm. Ai është shoqëruar disa herë për vjedhje të ndryshme në Kamëz, ndërkohë që ishte person i skeduar nga Policia dhe si i dyshuar për ngjarje të tjera.

Vladimir Kurti dhe Rushdi Hode do përballen me akuzat e “Vjedhje me armë, me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Vepra penale që parashikojnë dënim deri në burgim të përjetshëm.

 

 

Ora 13:47
'S'e dimë ç'a ka ndodhur'/U shoqëruan dhe u lanë të lirë, si u zbuluan 2 autorët e vrasjes në Kamëz

Policia e Tiranës shoqëroi rreth 30 persona për t’i marrë në pyetje pas vrasjes së pronarit të marketit në Kamëz. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka raporton se mes të arrestuarve pak orë pas ngjarjes kanë qenë edhe dy autorët e krimit, por për mungesë provash janë lënë të lirë. 

Autorët, Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hode, pasi vranë, ikën drejt lumit të Tiranës ku hodhën armën e krimit, rrobat dhe dorëzat e përdorura. Gjithashtu, pranë lumit të Tiranës grabitësit kanë lënë edhe automjetin. Nga aty janë larguar në këmbë. 

Report Tv ka mësuar se pak minuta më pas ata janë ndeshur me një patrullë të policisë e cila i ka ndaluar për t’i marrë në pyetje në komisariat. Të pyetur në lidhje me ngjarjen, të dy ata kanë mohuar të kenë dijeni. “Nuk dimë çfarë ka ndodhur”, mësohet të jenë shprehur ata përpara grupit hetimor, por më pas janë lënë të lirë. 

Pas lënies së komisariatit, dy grabitësit janë ndjekur nga efektivë të policisë si dhe janë përdorur edhe materiale përgjimi ambiental. 

Në këto momente autorët kanë biseduar me njëri-tjetrin si dhe kanë shkuar te automjeti që kishin braktisur pranë lumit të Tiranës. Pasi kanë marrë makinën, ata janë larguar në drejtim të banesave të tyre. Dy orë më pas, ata janë vënë në pranga nga policia e cila ka mësyrë banesat e tyre në mesnatë. 

Edhe pas këtij arrestimi, Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hode kanë mohuar sërish të kenë gisht në ngjarje. Por pas administrimit të provave të reja, pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe dëshmive të atyre që panë grabitësit teksa largoheshin pas krimit, dy autorët janë marrë në pyetje për herë të tretë. 

Përpara grupit hetimor, Vladimir Kurti ka shfaqur pendesë dhe me lot në sy ka pranuar se ka qenë ai i cili ka qëlluar për vdekje pronarin e marketit, Agim Buci. Ruzhdi Hode ka qenë bashkëpunëtori i tij në krim i cili ka mbajtur në dorë një thikë. 

Ora 13:07
Bëri 5 vite burg për grabitje, por nuk zuri mend. Kush është vrasësi i pronarit në Kamëz

Autori i ngjarjes kriminale në Kamëz, Vladimir Kurti, që qëlloi për vdekje pronarin e minimarketit, Arben Buci, gjatë një tentative grabitjeje, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Report Tv ka siguruar një vendim të Gjykatës së Tiranës, ku rezulton se Vladimir Kurti është dënuar me 5 vite burg në vitin 2010, pasi akuzohej për veprën penale ‘vjedhje me dhunë’, kryer në bashkëpunim.



(Kliko) për vendimin e plotë të Gjykatës për grupin e grabitësve ku bënte pjesë Kurti

28-vjeçari Kurti është arrestuar sërish sot nga policia, së bashku me shtetasin Rrushdi Hoda, pasi gjatë grabitjes së minimarketit në Kamëz vranë pronarin dhe plagosën bashkëshorten e tij, Merita Buci. Ngjarja e rëndë ndodhi në prani të fëmijës 6-vjeçar të çiftit të bashkëshortëve. 

(Vladimir Kurti, 28-vjeçari që vrau Agim Bucin)

Ndërkohë edhe bashkëpuntori I Vladimir Kuritit në ngjarjen e Kamzës, Rushdi Hode gjithashtu është me precedent penal të mëparshëm. Ai është shoqëruar disa herë për vjedhje të ndryshme në Kamëz, ndërkohë që ishte person i skeduar nga Policia dhe si I dyshuar për ngjarje të tjera.

(Ruzhdi Hode)

Vladimir Kurti dhe Rushdi Hode do përballen me akuzat e “Vjedhje me armë, me pasojë vdekjen” dhe “Armbajtje pa leje”. Vepra penale që parashikojnë dënim deri në burgim të përjetshëm.

Ora 12:59
VIDEO/Momenti kur grabitësit hyjnë në market në Kamëz, në pamje duket edhe fëmija

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e dy grabitësve teksa hyjnë në minimarket në Kamëz, ku në tentativë grabitje vranë Agim Bucin dhe plagosën bashkëshorten e tij, Merita Buci. Autorët janë identifikuar dhe ata janë Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda, të dy nga Burreli, por me banim në Tiranë. 

Në pamje duket momenti kur dy të rinjtë të veshur sportiv dhe të maskuar, futen në ambientet e brendshme të minimarketit, ndërsa në duar mbajmë armën pistoletë dhe një thikë. 

Pas përleshjes me pronarin e marketit, Agim Buci, dy autorët i drejtohen arkës por siç duket edhe nga pamjet nuk arrijnë të marrin gjë nga frika se aty do mbërrinin persona të tjerë të cilët kishin dëgjuar të shtënat. Gjithashtu, në një sekuencë të videos duket edhe djali 6-vjeçar i cili është futur poshtë banakut . 

Ora 12:40
Zbardhet dinamika e ngjarjes në Kamëz, Vladimir Kurti ekzekutoi Agim Bucin

Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderi gjatë një deklarate për mediat ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë pronari i marketit në Kamëz, Agim Buci, gjatë një tentative grabitje. Autorët kanë hedhur në lumin e Tiranës armën e zjarrit si dhe rrobat.

“Vladimir Kurti ka kryer vrasjen e Agim Bucit dhe plagosjen e Merita Bucit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar makina “Volklsvagen” e përdorur nga autorët. Policia është shprehur e vendosur për bllokimin me forcën e ligjit të çdo akti kriminal”, tha ai. 

Deklarata e plotë e Skënderit:

Konferenca për shtyp e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Kastriot Skënderaj: 

Sot gjatë orëve të para të mëngjesit, Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Hijet” duke zbardhur dhe dokumentuar autorësinë e ngjarjes të ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë në Kamëz, ku gjatë vjedhjes me armë mbeti i vrarë shtetasi Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij, Rita Buci.

Operacioni është rezultat i punës profesionale të pandërprerë, duke vlerësuar maksimalisht informacionet e mbledhura si dhe provat e administruara nga grupi i posaçëm hetimor.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar kësaj ngjarjeje janë 2 shtetasit: 

- Vladimir Kurti, 28 vjeç, banues në Tiranë.
- Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë. 

Ata ndodhen aktualisht të ndaluar nga policia mbi bazën e urdhërave të dala nga Prokuroria. 

Nga hetimet rezulton se i dyshuari Vladimir Kurti ka kryer ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Volklsvagen”, me të cilin autorët kanë shkuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, veshjet dhe dorezat e përdoruara në vendngjarje. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e provave të tjera materiale.

Materialet për këtë ngjarje do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Vjedhjes me armë me pasojë vdekjen” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurt.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kamaleoni: 27/04/2018 21:13

    Keta dalin nga burgu me te eger dhe profesioniste se sa kur hyne... bravo gjykata qe si ka pranuar sherbimin e proves por perseri nuk i paska bere pune burgu... denoi sa te duash kafsha mbetet kafshe... bravo dhe policia... ngushellime familjes se viktimes...

    Përgjigju
  • Blenard: 27/04/2018 18:51

    Varini te mesoin te tjeret per ndryshe do kemi te tjer

    Përgjigju
  • reno: 27/04/2018 18:50

    Shteti te mar masa urgent te purifikoj pastroj figuren e shqiptareve se tipa si keta po qelbin shqiperine neper bote.Shikoni si i ka vene kembet ne foto ne sedilet e trenit ne gjermani.Kushedi sa shtepi do kete grabitur ne gjermani apo gjetke,dergojani fytyren edhe ne policite europiane se kushedi cdo kene bere maskarenjte nga dy metra djem vec te vjedhin dine.Madje shume si keta tipa po habisin angline e tere europen me te vjedhur plackitur e vrare

    Përgjigju
  • Sula: 27/04/2018 15:49

    Krimi gjithmone denohet , por ti vrasesh prindin nji 6 vjecari eshte tmerr . Bravo policise qe nuk thot si perpara iken ne drejtim paditur por i kapi . Mire eshte qe ti varni te dy atje ke dyqani ku vrane ate te shjretin . Populli kerkon drejtesi

    Përgjigju
  • Labi: 27/04/2018 15:35

    Mir e ke o Fredi dhe mua do m behej shum qefi q t tille njeres t Moș jetojn e ți eksekutonte policia se ka ber nje krimb qe skam fial ta shpjegoj dote ..m vin shum keq Edhe Pse Nuk i njof Per Kete familjen q ngelen pa baba .

    Përgjigju
  • kasem gahinji: 27/04/2018 14:11

    si more,paska arrestuar policia ne mesnate.pd dhe shyqyriu civil te ngrihen ne proteste.te bashkohen me ta edhe ata qe duan nje polici qe ti siguroje duke u qendrur poshte krevatit.edhe kur i kap brenda 24 oreve ,nuk ben detyren.se kur do gdhenden keta njerez nuke di.zoti i ndihmofte

    Përgjigju
  • robi: 27/04/2018 13:37

    bravo policia qe i kapi. po tani do i coni ne burg dhe me taxat e ketij populli fatkeq do i ushqeni?? O Njerez o popull ata qe bene kete masaker nuk e meritojne te jetojne.menyra per ti zhdukur ka plot.

    Përgjigju
  • Naimi: 27/04/2018 12:29

    Bravo policia poshte drejyrsia qe nuk i var keta kriminele ordinere.

    Përgjigju
  • Labi: 27/04/2018 11:52

    Nje bravo e madhe policia

    Përgjigju
    • Fredi: 27/04/2018 12:53

      Bravo o Labi Bravo por jeta e babait te 4 femijeve u shua, i la jetime. Meqe policia nuk eshte ne gjendje te parandaloje, atehere ti ekzekutoje ne aksion e siper. Menyren sesi e dine vete ata. Keta kafshe me emrin njeri do kalben ne burg por nuk eshte cudi qe dhe dalin pas pak kohesh dhe te vrasin serish. Nese nuk behen shembuj nga dhuna e ligjit disa nga keta, atehere premisat jane qe keto ngjarje te perseriten. Duhen vrare ky lloj, lloji i Shullazerve dhe Loshrave. Boll me, duhen bere shembuj.

    • ononim: 27/04/2018 12:36

      ju lumteketijithem shtet une brravo

    • Erald Delenxhiu: 27/04/2018 12:29

      Bravo policia. Por tja kishit lën Shullazit i gjente para jush keiminelet

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike