U shpall i zhdukur në pyll, turku i dehur i bashkohet kërkimeve për të gjetur veten

U shpall i zhdukur në pyll, turku i dehur i bashkohet kërkimeve për të gjetur veten

Një ngjarje sa e çuditshme aq edhe komike ka ndodhur në Turqi.  Një person i dehur i shpallur i zhdukur nga familjarët i është bashkuar kërkimit policor për zhdukjen e tij, pa kuptuar se ishte ai personi që po kërkohej.

Ngjarja ka ndodhur në Inegol të Turqisë, ku një 50-vjeçar Beyhan Mutlu teksa ishte duke pirë me miqtë e tij u fut drejt një pylli ku u zhduk për orë të tëra. Kjo bëri që familjarët e tij të lajmërojnë autoritetet, të cilët organizuan një grup për të gjetur 50-vjeçarin.

Në gjendje të dehur pa kuptuar se çfarë po bënte, 50-vjeçari, i është bashkuar kërkuesve në pyll. Pas disa orë kërkimesh, vetëm kur dikush thërriti emrin e tij, ai e kuptoi që ishte i zhdukur dhe u përgjigj: “Unë jam këtu”.

Pas verifikimeve të policisë, 50-vjeçari është çuar në shtëpi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tarabulluz: 30/09/2021 13:21

    Ai me ne fund 'e gjeti veteveten', ishte rrezuar dhe kishte perfunduar ne nje kanal ne Laprake... Kjo eshte e verteta. Dhe sa per pyje, kjo eshte nje histori qe ka ndodhur para 3 vjetesh, kur 'Ai' e gjeti veten per te disaten here, ne pillin e Divjakes ku ishte gjendur i vetmuar (i shkreti), duke ndjekur zogjte e pillit e duke ndigjuar kenget e tyre melodioze. Emri i sakte i ketij turku enigmatik, eshte Jashar Remzi Jangelleçi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?