U shpall kampion Europe, Nishani i
jep titullin 'Mjeshtër i Madh' Smajlajt

U shpall kampion Europe, Nishani i<br />jep titullin 'Mjeshtër i Madh' Smajlajt
Kampioni i Europës në kërcënim së gjati, Izmir Smajlaj është dekoruar sot nga presidenti Bujar Nishani me titullin “Mjeshtër i Madh”.
 
Çmimi i është dhënë atletit shqiptar gjatë një ceremonie të organizuar në Presidencë ku kanë qenë të pranishëm familjare, miq, drejtues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Federates Shqiptare te Atletikes.
 
Atleti shkodran u vlerësua nga kreu i shtetit me motivacionin “për kontributin e dhënë në lartësimin e sportit shqiptar të kërcimit së gjati dhe atij trehapësh, nëpërmjet arritjes së rezultateve të niveleve të larta ndërkombëtare duke fituar titullin kampion Europe në kërcimin së gjati”.
 
Në përshëndetjen e tij, kampioni i Europës, Smajlaj, ka shprehur mirënjohjen për presidentin e Republikës për nderimin e bërë prej tij për rezultatet e arritura.
 
Gjithashtu, ai nuk la pa përmendur edhe kontributin e Federatës, Ministrisë, Komitetit Olimpik, si dhe mirënjohjen për familjen që e kanë mbështetur në karrierën e tij sportive.
 
Pas kurorëzimit si kampion i Europës në Beograd, Smajlajt do t’i rezervohej pritje e veçantë edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, i cili i dorëzoi edhe një pllakatë mirënjohjeje. Gjithashtu Federata Shqiptare e Atletikës do ta përzgjidhte si sportistin më të mirë të vitit së bashku me atleten Luiza Gega.
 
Izmir Smajlaj u shpall kampion Europe në kërcim së gjati në Beograd pak ditë më parë, duke u renditur kështu ndër të parët atletë ne historinë e vendit tone i cili ka arritur te triumfoje ne kampionatin Europian të Atletikës.
 
Pikërisht në Beograd, përpara Europianit të sallave të mbyllura u zhvillua edhe kampionati ballkanik, ku edhe aty shtatlarti shkodran do të nderohej me medaljen e artë.
 
Në garën kontinentale, Smajlaj do të realizonte provën finale 8.08 metra, njëherësh edhe rekord kombëtar.
 
Ndërkohë, fokusi i Smajlajt do të jetë kampionati botëror në Londër, ku edhe atje ai ka pritshmëri të larta për të hyrë në zonën e medaljes.
izmir
(Kampioni i Europës në atletikë Izmir Smajlaj)

Redaksia Online
d.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot