U shpall “heroi i fshatit”, do rikthehet
Basha në Lazarat edhe këtë fushatë?

U shpall “heroi i fshatit”, do rikthehet<br />Basha në Lazarat edhe këtë fushatë?
Në 2015-n, Lulzim Basha ishte i vetmi lider i një partie të madhe që vizitoi Lazaratin.

Një vizitë kuptimplotë, e ndodhur vetëm një vit pas aksionit për çrrënjosjen e kanabasit nga ky fshat, gjatë së cilës Basha premtoi se me zgjedhjen e Igli Kokalarit kryetar Bashkie i Gjirokastrës, do të vihej në vend “padrejtësia” që ishte bërë mbi këtë zonë.

Për këtë arsye, banorët vendas, të cilët e pritën me tryeza të shtruara me birra, vendosën që ta pagëzojnë Bashën me titullin “heroi i Lazaratit”.

Në këtë takim, Basha shoqërohej nga dy figura të inkriminuara. Dasho Alikaj, kryekomunari i Lazaratit, i dënuar si personi që aktivisht kontrollonte trafikun e drogës në këtë fshat, qëndroi gjatë të gjithë takimit përkrah kryetarit.

I dyti, Roland Bejko, nipi i Alikos, kandidat për deputet edhe në zgjedhjet e 2017-s, është një tjetër personazh që ka lidhje të ngushta me trafikun e drogës dhe me krimin e organizuar në këtë rajon./Lexo.al

Roland Bejko
Lulzim Basha
Lulzim Basha
Basha në 2015 në Lazarat

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'