Biznesmeni Ilir Shtufi është arrestuar në Greqi disa orë pasi SPAK e shpalli në kërkim ditën e sotme, si anëtar i një prej dy grupeve kriminale që u çmontuan nga Prokuroria e Posaçme.

Ndërtuesi i gradaçelave, Ilir Shtufi, njihet edhe si lidhje e afërt e Shkëlzen Berishës. djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë.


Lajmi kryesor:

Trafikuan mbi 6.7 tonë kokainë nga Amerika Latine në BE, SPAK godet dy grupe kriminale, 20 masa sigurie! Ilir Shtufi arrestohet në Greqi, në pranga edhe Orest Sota, në kërkim Artur Shehu (EMRAT)