Genc Pollo ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Eduard Selamit i cili kritikoi vendimin e Lulzim Bashës lidhur me bojkotin e opozitës ndaj zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Pollo pa përmendur emra ngre një pyetje ironike: "Po ky gjallë qenka? Po ky gjallë qenka? Kisha kohë të gjatë pa parë e dëgjuar! Apo mos më gënjejnë shqisat? Dhe është vetëm një zombie digjital?"

genc pollo


Eduard Selami dje në një intervistë në Zërin e Amerikës akuzoi Lulzim Bashën se ka anashkaluar institucionet duke e bërë fajtor për bllokimin e reformës në drejtësi dhe bojkotin e zgjedhjeve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com