Deputeti i opozitës parlamentare dhe njëherësh kreu i komisionit të Shëndetësisë, Enver Roshi është dërguar në Turqi  për trajtim mjekësor pasi u infektua me COVID-19 dhe pati komplikacione të sëmundjes.

Report TV mëson se nisja e tij u bë mbrëmjen e djeshme pas probleme që ai pati me mushkëritë.

Enver Roshi u infektua me covid-19 më 28 korrik dhe dy ditë më parë ai u shtruar në spitalin COVID 2 "Shfeqet Ndroqi" pas problemeve që i shkaktoi virusi, ku po trajtohej me oksigjen.

Mbrëmjen e djeshme u vendos që të dërgohej në Turqi pasi kishte komplikacione me mushkëritë.