Deputeti i opozitës parlamentare dhe njëherësh kreu i komisionit të shendetësisë, Enver Roshi, i cili ishte infektuar me Covid19 është struar në spital pas komplikacioneve të shëndetit.

Pasi u infektua deputeti ka qëndruar i karantinuar në shtëpi, por gjendja e tij është përkeqësuar duke iu drejtuar spitalit për të marrë një ndihmë më të specializuar.

Mësohet se deputeti është shtruar tek spitali Covid2 dhe po trajtohet me oksigjen.