U shtyp nga furgoni dhe u mor zvarrë, ja kush është shqiptari që vdiq në Itali

Viktima Asqeri Bani dhe vendi ku humbi jeten

ITALI-Një shqiptar ka humbur jetën në Bari si pasojë e një aksidenti rrugor. Viktima është Asqeri Bani. Emigranti shqiptar u përplas nga një furgon teksa po tentonte që të kalonte rrugën disa ditë më parë në 11 Tetor, ndërsa sot është identifikuar.

Aksidenti ka qenë aq i rëndë saqë furgoni e ka marrë zvarrë për disa metra. Sipas medieve, shqiptari nuk kishte shumë kohë në Itali, ndërsa nuk kishte mundur të siguronte një punë dhe strehim.  Pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, emigranti nuk mundi të mbijetonte.

d.ba./Shqiptarja.com
Komento