KORCE- Drejtonte traktorin në gjendje të dehur shkakton vdekjen e pasagjerit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në afërsi të fshatit Leminot në Korcë ku ka gjetur vdekjen pasi është shtypur nga traktori 57 vjecari Servet Leka.
Ky udhëtonte si pasagjer ne mjetin bujqësor që drejtohej nga 52 vjecari Kasem Bregu. Aksidenti u shkaktua kur 57 vjecari Leka u rrezua nga kabina e traktorit dhe gjeti vdekjen pasi u shtyp nga rrota e rimorkios.
Policia arrestoi pas aksidentit drejtuesin e traktorit Kasem Bregu për veprën penale “shkelje të rregullave të qaërkullimit rrugor” dhe “drejtimi I automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”. (ns/shqiptarja.com)