Shkëlqim Hajdari, prefekt i Tiranës, gjatë homazheve për ish kryetarin e Kuvendit Servet Pëllumbi tha se ai ishte një politikan vizionar dhe me parime të forta.

“Servet Pëllumbi mbetet filozof i së majtës europiane, i cili në dallgët që ka kaluar politika shqiptare qëndroi si një politikan vizionar dhe me parime të forta, ishte një intelektual. Sot ka shumë politikanë jo vetëm nga e majta, por edhe e djathta sepse shembulli i tij ishte që politika duhet t’i shërbejë qytetarëve dhe kombit. Është një busull për të gjithë politikanët e rinj. Lamtumirë profesor Servet Pëllumbi, do të mbetesh një thesar i madh”, tha Shkëlqim Hajdari.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- U shua në moshën 89-vjeçare, mbahen homazhet për ish-kreun e Kuvendit, Servet Pëllumbi! Reagon Politika: Njeri reformator